Kronikë

Emri/ Qëllohet me breshëri plumbash 45-vjeçari në Milot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:42 - 13/01/21 |
Opi Nion

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e sotëm në Milot. Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një 45 vjeçar i identifikuar si Ylli Ibrahimi.

Bëhet me dije se dy persona me motor dyshohet se kanë qëlluar mbi 45-vjeçarin,  i cili ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzhoja. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor  dhe vijon  puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. / Opinion.al

Pas