Aktualitet

Video/ Rama i mbyll sytë Kurtit në Kongresin e PES: Gjeje kush jam



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:35 - 14/10/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme në Berlin do të zhvillohet kongresi i Partive Socialiste Europiane, ku do të marrë pjesë dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

E ndërsa pritet që të fillojë kongresi, kreu i qeverisë është takuar me personalitete të vendeve të tjera mes të cilëve edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Me këtë të fundit Rama ka patur një takim të “veçantë”.

Sikurse shihet në videon e mëposhtme, kryeministri Rama i ka shkuar nga mbrapa homologut të tij kosovar duke i mbyllur sytë me duar, dhe duke pritur që ky i fundit ta gjejë se kush fshihet pas tij.

Me ndihmën e të tjerëve, Kurti mëson se kush fshihet pas shpinës së tij, ndërsa Rama, i thotë me buzëqeshje: kryeministër duhet tmë kishe gjetur vetë.

Kujtojmë se, në këtë kongres, siç kryeministri Rama njoftoi më herët do të diskutohet për sfidat e përbashkëta të së sotmes, duke filluar nga inflacioni i luftës, deri tek kriza e imponuar e energjisë./Opinion.al

Pas