Aktualitet

Kërkohej nga SHBA për trafikim droge, arrestohet në Rinas 31-vjeçari indian



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:40 - 14/10/22 |
Opi Nion

Një 31-vjeçar indian ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në aeroportin e Rinasit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet amerikane për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se i arrestuari është 31-vjeçari me inicialet N.M.

Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë pas koordinimit të tri agjencive, RSO/DSS, Policia e Shtetit dhe DEA, ndërsa pritet që i riu të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mësohet se ka qenë Njësia Policore “Mburoja e Përbashkët” , e cila ka kryer hetime paraprake në koordinim të vazhdueshëm, si me Zyrën Rajonale të Sigurisë të ambasadës amerikane në Tiranë, ashtu edhe me zyrtarë të DEA-s në Shqipëri.

Sakaq, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme, është duke punuar për ekstradimin e këtij shtetasi drejt SHBA-së.

Pas