Aktualitet

Video/ Raketa ruse godet një kompleks pallatesh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:29 - 26/02/22 |
Opi Nion

Rusët po godasin tashmë jo vetëm objektivat ushtarakë, por edhe godinat civile në Ukrainë. Raportohet se gjatë natës, një raketë ruse goditi një ndërtesë apartamentesh dhjetëkatëshe pranë aeroportit të dytë të Kievit.

Muret e jashtme të shumë apartamenteve duken plotësisht të dëmtuara, ndërsa brenda shihen rrënoja dhe tymi i dendur ka mbuluar zonën.

Nuk u publikuan detaje të tjera, por në një telegram të veçantë, Reuters citoi një këshilltar të Ministrisë së Brendshme të thoshte se nuk kishte të vdekur në kompleksin e apartamenteve, i cili u godit nga një raketë ruse mëngjesin e sotëm. Ndërkohë Ministria e Brendshme Ruse, u shpreh se ka targetuar vetëm objekte ushtarake./Opinion.al

 

Pas