Një punonjës i Prokurorisë së Lezhës, ndërsa drejtonte automjetin në gjendje të dehur ka shkaktuar tre aksidente, mbrëmjen e së shtunës.
Lajmi raportohet nga abc neës, që bën me dije se shtetasi Jetmir Shahini, i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur është përplasur fillimisht me një kabine elektrike në Ishull-Lezhë. Si pasojë e goditjes zona ka mbetur pa enegji elektrike dhe trafiku është bllokuar për më shumë se 1 orë.
Më pas Shahini ka lëvizur dhe është përplasur me një automjet pranë lagjes SMT, por sërish nuk është ndaluar. Ai ka vijuar të ecë duke goditur edhe një mjet tjetër në qytetin e Lezhës. Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit tip Benz, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës./Opinion.al