Bota

Covid/686 viktima, bie niveli i rasteve pozitive në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:37 - 28/11/20 |
Opi Nion

Italia ka shënuar në 24 oërt e fundit 26.323 raste të reja të infektimeve nga Covid 19, ndërkohë që 686 persona kanë humbur jetën. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, niveli i pozitivitetit është 11,7%, me një rënie prej 1,1% krahasuar me të premten.

Presidenti i Institutit të Shëndetit Publik Silvio Brusaferro ka deklaruar në konferencën për shtyp se kurba e infektimeve është në rënie, edhe pse situata në Itali është në mesin e zhvillimit të saj.

“Krishtlindjet këtë vit do të jenë unike, por ky është moment për të ulur kurbën. Me këto shifra është shumë e vështirë të imagjinojmë çdo lloj lëvizjeje apo organizimi masiv, veçanërisht mes personave në zona të ndryshme epidemiologjike”, u shpreh ai./Opinion.al

 

 

Pas