Një 23-vjeçar në Krujë ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi kishte përshatur në banesën e tij dy ambiente për kultivimin e kanabisit.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet V.S, banues në Derven të Krujës.
Gjatë kontrollit të banesës, të riut i janë sekestruar nga policia 58.5 kg kanabis në proces tharjeje dhe municion luftarak. Po ashtu në bashkëpunim me punonjësit e OSHEE ka rezultuar se këto dy ambiente furnizoheshin me energji elektrike përmes lidhjeve të paligjshme.
23-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Sakaq,po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasit V. S, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al