Aktualitet

Vdekja e Indrit Ndoj/ Kishte mbi 24 orë i vdekur, u dhunua dhe më pas u qëllua



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:41 - 21/10/22 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë për vrasjen e 34-vjeçarit Indrit Ndoj, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë, në lagjen “Bakishe Visha”.

Sipas “News 24”, Ndoj ka qenë nën masën “arrest shtëpie”, pasi në shator të vitit 2021 ishte arrestuar për trafik klandestinësh.

Ndërkohë, nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, ka rezultuar se i riu kishte mbi 24 orë që kishte ndërruar jetë.

Po ashtu dyshohet se ndaj 34-vjeçarit para se të qëllohej për vdekje është ushtruar dhunë.

Indrit Ndoj, u gjet i vdekur në kanal nga familjarët e tij mëngjesin e sotëm, ndërsa sipas njoftimit të policisë, i riu në këmbë kishte një plagë që mendohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit./Opinion.al

Pas