Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Policia shpërndan naftëtarët protestues. Ministria: Nesër dalin rrogat

2017/12/28 at 3:26 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Policia shpërndan naftëtarët protestues. Ministria: Nesër dalin rrogat

“Nesër në orën 13:00 hidhen pagat”, kështu deklaroi kreu i sindikatës të naftëtarëve, Kamber Iljazi përpara protestuesve pas një takimi në Ministrinë e Energjetikës. Por protestuesit kanë thirrur në kor: JO JO JO! Nuk kemi besim tek qeveria, pagat i duam sot, u shprehën ata. Sakaq protesta vazhdoi edhe për të paktën 1 orë përpara Ministrisë së Energjetikës. Por Policia e Shtetit, ndërhyri me forcë duke shpërndarë protestuesit që kishin ardhur në këmbë nga Fieri e Ballshi për të protestuar në Tiranë. Në fund policia ia doli ti shpërndajë, duke shoqëruar njërin prej tyre në komisariat. Naftëtarët thanë se nëse paga e muajit nëntor nuk u hidhet neser në bankë nga punëdhënësi, protesta do të rinisë.


Sot paradite, ministrat Gjiknuri e Ahmetaj priten një përfaqësi të protestuesve dhe të sindikatave. Gjithashtu në takim ishte edhe administratori i kompanisë private që ka ARMO-n. Naftëtarët kërkojnë pagat e nëntorit dhe dhjetorit të këtij viti, po ashtu dhe 13 paga të prapambetura ndër vite nga kompani të tjera që kanë menaxhuar uzinën.Për këto të fundit janë në proces gjyqësor. Naftëtarët gjithashtu kërkojnë rifillimin e punës në uzinë dhe statusin e naftëtarit.

Ministria e Energjetikës në një njoftim për mediat deklaroi se rafineria është një ndërmarrje private, e për pasojë është detyrim ligjor dhe kontraktual i punëdhënësit privat të respektojë detyrimet. Me kërkesë të Sindikatës së Naftëtarëve, në takim u ftua dhe mori pjesë edhe administratori i kompanisë private IRTC, i cili garantoi përfaqësinë e punonjësve se brenda ditës së nesërme do të paguajë pagën e plotë të muajit Nëntor.

Në lidhje me Statusin e Naftëtarit, përfaqësia e punonjësve të Rafinerisë së Naftës në Ballsh do të punojë ngushtësisht me grupin e punës të ngritur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për të përmbyllur në një kohë sa më të shpejtë aplikimet ligjore për përfitimin e statusit.

Në të njëjtën kohë, kërkesës së punonjësve për ngritjen e një pavioni të specializuar për sëmundjet profesionale të naftës në Spitalin e Fierit, ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj iu përgjigjën me garancinë se plani i investimeve në sektorin e shëndetësisë në Qarkun e Fierit do të marrë përmbajë edhe këtë prioritet, deklaroi ministria.



Ju sugjerojmë

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës

11 Korrik, 2026 2:44 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Aktualitet

“Po me Kalanë e Rozafës çfarë keni o patriota”, Rama: Po dëmtohet turizmi

11 Korrik, 2026 2:15 pm
Koncerti i Kanye West, Berisha akuzon Ramën për prekjen e fondit rezervë
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Berisha akuzon Ramën për prekjen e fondit rezervë

11 Korrik, 2026 2:12 pm
Koncerti, Rama: Kaney West do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale
Kryesore

Koncerti, Rama: Kaney West do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale

11 Korrik, 2026 1:18 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama ndan shkrimin: Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital

11 Korrik, 2026 9:54 am
Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës
Aktualitet

Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës

11 Korrik, 2026 9:11 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë

11 Korrik, 2026 9:10 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

11 Korrik, 2026 8:32 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

10 Korrik, 2026 10:14 pm
Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
Kryesore

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

10 Korrik, 2026 9:10 pm
Para
Investimi 1-miliardësh, reagon opozita. Tabaku: Aventurë korruptive

PD për protestën e naftëtarëve: U mashtruan dhe u dhunuan për llogari të famozit Besnik Sulaj

Françeska Jaçe nuk ndalet, vazhdon të provokojë me foto të nxehta!

Foto/ Françeskën e mbulojnë me trëndafila në ditën e lindjes, kush ja bëri këtë dhuratë?

Meta e Thaçi në Opinion: Të pathënat e Presidentëve!

Meta e Thaçi në Opinion: Të pathënat e Presidentëve!
















TE FUNDIT

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak
11 Korrik, 2026

Trupat ushtarake gjermane që ndodhen në bazën fushore pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Erbilit në Irak do të tërhiqen deri në...

Lexo më shumë

Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
11 Korrik, 2026

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei,...

Lexo më shumë

Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?

Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?
11 Korrik, 2026

Pamja e këpucëve të çara të Pedro Netos gjatë ndeshjes së Portugalisë ndaj Spanjës në Kupën e Botës 2026 ngjalli...

Lexo më shumë

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit pas sulmeve në Ngushticën e Hormuzit

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
11 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një paketë të re sanksionesh ndaj Iranit, në përgjigje të sulmeve të fundit ndaj anijeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}