Bota

VIDEO/ Përplaset avioni ushtarak në Ukrainë, 22 të vdekur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:19 - 25/09/20 |
Al Do

Një aeroplan ushtarak në Ukrainë, An-26, është përplasur duke lënë të paktën 22 të vdekur.

Mediat vendase raportojnë se aksidenti ka ndodhur në rajonin e Karkivit.

Shërbimi i Emergjencave të Shtetit thotë se 28 persona ishin në bord, duke shtuar se 22 trupa janë gjetur tashmë në vendin e rrëzimit së bashku me dy të mbijetuar.

Operacioni i kërkimit është duke vazhduar pasi fati i katër personave të tjerë mbetet i paqartë.

Presidenti Volodymyr Zelensky reagoi përmes Telegramit “An-26 është përplasur. Përveç ekuipazhit, në bord kishte edhe kadetë ukrainas. Ka të vdekur dhe të plagosur.”, shkruan ai. /Opinion.al

Pas