Përleshje të dhunshme shpërthyen në qendër të Valencias të shtunën mes mijëra qytetarëve dhe Policisë. Sipas raportimeve, akte të forta dhune u regjistruan gjatë një proteste ku kërkohej dorëheqja e Carlos Mazón, guvernatorit të rajonit, i cili akuzohet nga qytetarët për menaxhimin e dobët të situatës pas përmbytjeve biblike që goditën rajonin më 29 tetor.
Përmbytjet e tetorit lanë shkatërrime të mëdha në rreth 80 bashki dhe protestuesit shprehen se mungesa e protokolleve efektive të emergjencës e përkeqësoi tragjedinë.
Bilanci i viktimave vazhdon të rëndohet, deri tani janë konfirmuar 223 viktima, ndërsa vazhdojnë kërkimet dhe për disa të zhdukur.