Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Europës i kanoset një rrezik”, Rutte: Raketat e Rusisë kërcënojnë SHBA-në

2024/11/12 at 8:02 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Europës i kanoset një rrezik”, Rutte: Raketat e Rusisë kërcënojnë SHBA-në

Bashkëpunimi ekonomik dhe ushtarak në rritje midis Rusisë, Kinës, Koresë së Veriut dhe Iranit po kërcënon Evropën, Indo-Paqësorin dhe Amerikën e Veriut, Ky është paralajmërimi që ka ngritur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Rutte në takimin me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dha indirekt edhe një mesazh për Presidentin e zgjedhur Donald Trump, pasi nënvizoi rëndësinë e unitetit transatlantik dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë.

“Pas dorëzimit të municioneve dhe raketave balistike, Koreja e Veriut tani ka dërguar trupa për të luftuar dhe për të vdekur përkrah Rusisë në luftën e saj të paligjshme. Në këmbim, Rusia i ofron Koresë së Veriut financim dhe teknologji raketore. Kjo është shumë shqetësuese. Këto raketa paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për në territorin e Shteteve të Bashkuara, në Evropë, në Indo-Paqësor dhe në Euro-Atlantik më të gjerë”, tha Mark Rutte, Sekretar i Përgjithshëm i NATO.

Rutte përshkroi atë që ai i shihte si rreziqet që vinin nga ndihma ushtarake e Koresë së Veriut dhe Iranit për Rusinë. “Në të njëjtën kohë, Kina mbështet ekonominë e Rusisë, mundëson industrinë e saj të mbrojtjes dhe përforcon narrativën e saj në të gjithë skenën botërore,” tha Rutte.

Nga ana e tij, Presidenti i Francës, Macron foli për domosdoshmërinë e një Ukraine të fortë dhe një Europe të fortë. “Një Ukrainë e fortë, saktësoi Macron,  do të thotë se mbështetja për këtë vend të sulmuar nga Rusia mbetet një prioritet absolut”. Duke iu drejtuar Rutte, Macron tha se sot “ne e dimë se mund të mbështetemi tek ju në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet transatlantike, për Ukrainën dhe për Evropën në tërësi”.

Rusia po përparon mbi Ukrainë me ritmin e saj më të shpejtë që nga viti 2022, pavarësisht humbjeve të mëdha. Ndërkohë Trump ka kritikuar shkallën e ndihmës perëndimore për Kievin dhe ka thënë se do t’i japë fund konfliktit në Ukrainë me shpejtësi, pa thënë se si.

Ju sugjerojmë

Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
Bota

Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

4 Korrik, 2026 5:54 pm
Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg
Bota

Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg

4 Korrik, 2026 4:51 pm
“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
Bota

250 vjetori i pavarësisë, Putin:SHBA dhe Rusia kanë përgjegjësi për sigurinë e botës

4 Korrik, 2026 3:13 pm
Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?
Bota

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?

4 Korrik, 2026 2:51 pm
Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA
Bota

Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA

4 Korrik, 2026 2:49 pm
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Irani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

4 Korrik, 2026 2:47 pm
Iran, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit
Bota

Iran, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit

4 Korrik, 2026 1:44 pm
Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë
Kryesore

Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë

4 Korrik, 2026 1:42 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Aktualitet

Berisha uron 250-vjetorin e SHBA: Shtyllë e pamposhtur e lirisë në botë

4 Korrik, 2026 1:00 pm
Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen
Aktualitet

Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen

4 Korrik, 2026 11:55 am
Para
Bletët dhe qentë mund zbulojnë kancerin më shpejt se pajisjet

Bletët dhe qentë mund zbulojnë kancerin më shpejt se pajisjet

Miratimi i buxhetit për vitin 2025/ PD proteston të martën para Kuvendit, zbulohet ora kur do të zhvillohet

TE FUNDIT

Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
4 Korrik, 2026

Një zjarr i madh po vijon të jetë aktiv në jugperëndim të Denverit dhe detyroi evakuimin e mijëra banorëve. Vatra...

Lexo më shumë

Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg

Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg
4 Korrik, 2026

Dronët ukrainas kanë goditur gjatë natës një terminal nafte në Portin e Shën Petersburgut, duke shkaktuar shpërthime të fuqishme dhe...

Lexo më shumë

250 vjetori i pavarësisë, Putin:SHBA dhe Rusia kanë përgjegjësi për sigurinë e botës

“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
4 Korrik, 2026

Japonia festoi 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara në Tokio të enjten, më 3 korrik. Ura Rainbow dhe Kulla e...

Lexo më shumë

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?
4 Korrik, 2026

Në një fjalim të mbajtur në Malin Rushmore, presidenti i SHBA-së Donald Trump pretendoi se Irani po “vdes për t’u qetësuar”, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}