Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çudia në Maliq! I përzuri vajzën nga dyqani, gruaja çon të moshuarin në burg për ngacmim seksual

2024/11/12 at 10:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Çudia në Maliq! I përzuri vajzën nga dyqani, gruaja çon të moshuarin në burg për ngacmim seksual

Disa javë më parë në fshatin e largët të Maliqit, Strelcë, një 70-vjeçar u arrestua me akuzën e ngacmimit seksual ndaj një vajze 10-vjeçare nga po i njëjti fshat. Iqmet Skënderi është në burgun e Drenovës për këtë akuzë, por sipas tij dhe opinionit të bashkëfshatarëve, kjo akuzë nuk mund të jetë e vërtetë.


Iqmeti, thonë ata që e njohin prej më shumë se 25 vitesh, shet në një dyqan në fshat, ku familja e vajzës së vogël rezulton borxhlie.

“Ai njihet për njeri shumë të mirë, nuk e bën këtë punë. Domethënë ne nuk na i merr mendja që të ketë ndodhur kjo punë.”

“Unë banoj në Tiranë, por kam banuar këtu për 30 vjet. Ai ka 3 vjet që tregton në dyqan, nuk i ka dalë një llaf. Aty shkojnë gra, vajza e të gjitha, tani ky 70 vjet sot të arrijë tek një gocë 10 vjeç mua nuk ma pret mendja. Unë e njoh shumë mirë, nuk e kam as fis e as gjë.”

Ish-prokurori Eugen Beci dhe psikologia Bruna Laboviti shpjegojnë procedurat, që duhet të ndjekë prokuroria dhe policia në të tilla akuza të rënda e delikate.

Eugen Beci: Nuk mundet që autori të jetë shfaqur shenja të tilla në një moshë të thyer, patjetër që duhet të kesh dhe indicie të tjera, po themi nga kronologjia e jetesës së tij, nga informacionet që mund të ketë policia kriminale, qoftë dhe nga opinioni ku jeton për të pasur raste të tilla.

Bruna Laboviti: Duhet parë dhe “background-i” në të cilën këta fëmijë rriten sepse mund të kemi fëmijë që janë në risk vërtet, janë fëmijë të cilët mund të jenë të dhunuar, të keqtrajtuar ose të neglizhuar dhe dashur, padashur mund të futen në vorbullën e të rriturve ose inateve që mund të kenë të rriturit dhe duhet parë e në këtë aspekt.

“Stop” komunikoi me të akuzuarin nga burgu i Drenovës, Iqmet Skënderi, i cili tregon se dy ditë para se të akuzohej, ai pati një konflikt me mamanë e vajzës 10-vjeçare, Marselën pasi kjo e fundit i kërkonte shpesh telefonin, për të denoncuar të shoqin në polici. Atë ditë Iqmeti nuk ia dha telefonin dhe e përzuri nga dyqani. Dy ditë më pas Marsela sajoi historinë e ngacmimit, pasi siç pranon vetë zotëria nuk i shërbeu vajzës. Pas një ore Iqmeti u arrestua.

70-vjeçari i akuzuar: Nuk e di, sa ishte ora, po mbas orës 13:00, erdhi një vajzë e saj, mori ca ushqime aty e iku…Masi ndenja nja çerek ore, 20 minuta-gjysmë ore më erdhi ajo e ëma  dhe më akuzonte mua, sikur i kisha bërë veprime çupës së saj…

Gazetari: Ndërkohë kjo s’është e vërtetë?

70-vjeçari i akuzuar: Po s’është e vërtetë, se po ta kisha bërë, do thosha “e bëra edhe”…

Gazetarja: Por, ti ke pasur një konflikt para dy ditësh me nënën e vajzës, vinte në dyqan ajo, çfarë kërkonte?

70-vjeçari i akuzuar: Ajo vinte aty dhe kërkonte telefonin tim, të fliste me policinë, sepse ziheshe gjithmonë me të shoqin kjo dhe kërkonte të merrte  policinë, dhe pastaj filloi të fliste ca budalliqe, unë do ndahem nga burri, unë pastaj e pështyva dhe ajo pastaj më erdhi më bëri këtë pas dy-tre ditësh… Më morën atje menjëherë në Maliq, më bënë atë denoncimin e asaj. Unë i thashë “s’jam dakord”, e bëra gënjeshtër dhe më sollën avokat aty menjëherë ai shefi, më sollën avokat, unë s’pranova avokat nga Maliqi. Pastaj më dërguan, pasi bënë kartat më dërguan në Korçë në komisariat.

Gazetari: Tani je në burgun e Drenovës?

70-vjeçari i akuzuar: Po, po, në Drenovë.

Psikologia Bruna Laboviti ndër të tjera thotë se për shkak të komunitetit të vogël, 70-vjeçari mund të ishte evidentuar në raste të mëparshme, por në rastet kur mungojnë të dhënat ngjarja bëhet akoma më dyshuese.

Bruna Laboviti: Jetonte në një komunitet të vogël, sepse tani është në burg, që do të thotë se mund të kishim një histori të mëparshme të rasteve të pedofilisë ose mund të ishte një personazh i evidentuar në atë komunitet. Nëse nuk ka të dhëna për këtë, sigurisht që është akoma më dyshuese ngjarja.

Ngjarja është shumë delikate prandaj “Stop” shkoi në shtëpinë e 10-vjeçares për të marrë dëshminë e vajzës dhe të nënës së saj.

Gazetari: Ne erdhëm të pyesim për këtë të Iqmetit …?

Mamaja e vajzës: Tani pse erdhët?…për atë të Iqmetit asgjë s’është …për Iqmetin, asgjë be ti…

Gazetari: Nuk e ka ngacmuar, se gjynah është në burg…?

Mamaja e vajzës: Është po ai nuk i shërbeu be ti… Vajti në dyqan edhe …

Gazetari: Nuk i shërbeu?!

Mamaja e vajzës: Eee

Gazetari: Domethënë, nuk e ka ngacmuar seksualisht?

Mamaja e vajzës: Ëëë…Jo!

Gazetari: Tani, po mos të ketë ndodhur gjë, më mirë ta themi ashtu siç është se është në burg është gjynah…

Mamaja e vajzës: Po mirë mo ti, po denoncimi më thanë tani nuk bëhet gjë.. .për t’u tërhequr, se pyetëm një neve…

Gazetari: Po i shkonte blinte edhe më përpara atje dhe nuk e ngacmonte?

Mamaja e vajzës: Po vinte vetë, asgjë nuk i kishte ashtaaa.

Gazetari: E di si më thotë mua Iqmeti? Iqmeti thotë kështu, që unë jam zënë më Marselën, se më vinte atje, jo telefoni, jo probleme me burrin, jo policia…, nuk e di ça bënte…

Mamaja e vajzës: Jo, jo, jo…!

Gazetari: Se i kishte telefonatat ai atje, kur i ke rënë numrave, i kishte në telefon…i ke rënë ti numrave, se i kishte ai?

Mamaja e vajzës: Ee ashtu vajta një radhë unë, nuk kam leka më thoshte tashi…

Gazetari: Edhe e përzeva më tha, edhe nga inati ma bëri…

Mamaja e vajzës: Le tashi, se më është prishur terezia shumë, më është prishur terezia për këtë muhabet…

Gazetari: Shumë burrë i mirë më duket, nuk e di tashi…

Mamaja e vajzës: Po mirë o, atje ashtu duket ai, po aty s’i shërbeu çupës…

Gazetari: Vetëm që nuk i shërbeu e bërë këtë?!

Mamaja e vajzës: Ee e bëri këtë budallëk, ca të të thuash…

Sipas të dhënave në dosjen hetimore akuza ndaj Iqmetit është vetëm deklarata e vajzës, e cila është marrë pa praninë e psikologes dhe asnjë provë tjetër apo një hetim i thelluar, që do të çonte në zbardhjen e të vërtetës.

Gazetari: Ti kur vajte në polici që bëre denoncimin me Ildën, ishte psikologia?

Mamaja e vajzës: Nuk vajta unë ore, i morëm në telefon neve. Ata erdhën atje, nuk e di ti rrugën…

Gazetari: Tek dyqani i Iqmetit?

Mamaja e vajzës: Vajta unë me katër fëmijët. Jo atje de jo, këtu…

Gazetari: Po se nuk e di rrugën.

Mamaja e vajzës: Tek xhadeja.

Gazetari: Po kush erdhi që të mori në pyetje? Erdhi Bledi?

Mamaja e vajzës: Po erdhi ay i madhi.

Gazetari: Me kë ishte?

Mamaja e vajzës: Me tre të tjerë.

Gazetari: Nuk kishte psikologe?

Mamaja e vajzës: Jo, jo, jo! Atë dite nuk kishte. Foli çupa kshu, kshu. Më pyeti dhe mua për disa gjëra kështu të vogla.

Gazetari: Po çupa çfarë i tha?

Mamaja e vajzës: Ilda tha do bëjmë çmos që të hyjë brenda.

“Stop” pati një komunikim dhe me Bledi Lybeshën.

Gazetari: Për këtë ngjarjen e zotit Iqmet Skënderi që akuzohet që ka ngacmuar një 10-vjeçare seksualisht, ju jeni marrë me gjithë çështjen?

OPGJ, Bledi Lybesha: Po, për disa veprime.

Gazetari: Doja të të pyesja për këtë kur është marrë vajza…

OPGJ, Bledi Lybesha: Jo, dëgjo mua! Pyetjet mund t’i bësh, ku të dush, si të dush! Po unë nuk mund të jap dot informacion.

Gazetari: Jo, jo, për psikologen, jo për hetimin. Pse s’është marrë me psikologe?

OPGJ, Bledi Lybesha: Unë nuk mund të jap asnjë lloj veprimi.

Gazetari: Jo se merret me psikologe fëmija.

OPGJ, Bledi Lybesha: Për psikologen pyet prokuroren, (Klerta Çonga Gjika) që ka dhënë urdhër për veprimet! Hajd mirupafshim…!

Për mikrofonin e emisionit “Stop” psikologia Bruna Laboviti thotë se sipas ligjit marrja në pyetje e të miturve pranë organeve të policisë duhet të jetë me psikolog.

Bruna Laboviti: Duhet të kuptojmë diçka që marrja në pyetje e të miturve pranë organeve të policisë është ligjore dhe taksative që duhet marrë në pyetje nga eksperti psikolog. Lidhur me faktin që mund të ketë mungesa të ekspertëve në zona të ndryshme, komisariate të ndryshme, kjo është prezencë në shoqërinë shqiptare. Domethënë nuk ka ekspertë mjaftueshëm për të mbuluar territorin e Shqipërisë është goxha e vështirë kjo pjesë, por del nul në aspektin ligjor.

Ish-prokurori Eugen Beci shpjegon procedurat, që duhet të ndjekë prokuroria dhe policia në të tilla raste.

Eugen Beci: Duke qenë se janë situata komplekse, situata të cilat nuk i kanë si të themi provat e dukshme, organi i akuzës, prokuroria duhet të tregojë kujdes për mbledhjen e sa më shumë prova në momentin për të caktuar një masë sigurimi konkrete dhe këtu kam parasysh faktin që kemi të bëjmë me deklarime, dhe deklarimet është e vështirë që të provohen me forma të tjera të marrjes së provave. Për këtë arsye duhet të marrësh sa më shumë deklarime, duhet të jesh sa më i saktë në marrjen e alibisë. Alibi e cila duhet të përshtatet me deklarime të të gjithëve, alibi e cila në deklarime duhet të jetë e përputhshme për të krijuar ato indiciet që të mbështesin provën, që është vetëm kallëzimi. E theksoj, vetëm me një kallëzim është e pamundur që të arrish në konkluzionin e pasjes së dyshimeve të arsyeshme për të caktuar një masë sigurimi. Në rastin se personi arrestohet vetëm me kallëzimin e një të miture pa u marrë sipas rregullave të procedurës penale, dosja është shumë e dyshimtë./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Irani i gatshëm të minojë Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite
Bota

Irani i gatshëm të minojë Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite

2 Korrik, 2025 9:13 am
Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
Bota

Përhapen shumë lajme të rreme për kancelarin Friedrich Merz

2 Korrik, 2025 8:55 am
Temperatura mbi 43 gradë Celsius, valët e të nxehtit ekstrem “pushtojnë” SHBA-në
Bota

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

2 Korrik, 2025 8:50 am
Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi

2 Korrik, 2025 8:45 am
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të pranojë propozimin për armëpushim 60-ditor

2 Korrik, 2025 8:37 am
Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, Rama: Çdo valë mbart një kujtim të lashtë
Aktualitet

Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, Rama: Çdo valë mbart një kujtim të lashtë

2 Korrik, 2025 8:32 am
Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, pse po rritet numri i koshereve
Aktualitet

Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, pse po rritet numri i koshereve

2 Korrik, 2025 8:25 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 2 korrik 2025

2 Korrik, 2025 8:21 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 korrik 2025

2 Korrik, 2025 8:12 am
Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
-U tha në Opinion

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

1 Korrik, 2025 11:03 pm
Para
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023

Horoskopi ditor, e mërkurë 12 nëntor 2024 

Fundjava e ngrohtë dhe me diell 

Rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit, njihuni me parashikimin e motit për sot 

Trump cakton John Ratcliffe, ish-drejtorin e tij të inteligjencës kombëtare, për të udhëhequr CIA-n 

Trump cakton John Ratcliffe, ish-drejtorin e tij të inteligjencës kombëtare, për të udhëhequr CIA-n 
















TE FUNDIT

Irani i gatshëm të minojë Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite

Irani i gatshëm të minojë Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite
2 Korrik, 2025

Inteligjenca amerikane ka zbuluar se ushtria iraniane ka ngarkuar mina në disa anije në Gjirin Persik në qershor. Sipas zyrtarëve...

Lexo më shumë

Përhapen shumë lajme të rreme për kancelarin Friedrich Merz

Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
2 Korrik, 2025

Që kur Friedrich Merz mori detyrën si kancelar, në mediat sociale janë shtuar lajmet e rreme rreth tij. Nga gjoja...

Lexo më shumë

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

Temperatura mbi 43 gradë Celsius, valët e të nxehtit ekstrem “pushtojnë” SHBA-në
2 Korrik, 2025

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin e tyre më të nxehtë ndonjëherë, ndërsa vala e nxehtësisë vazhdon të përhapet nëpër Evropë....

Lexo më shumë

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi
2 Korrik, 2025

Prej mëse një jave opinioni publik grek po tronditet nga një aferë me subvencione agrare të përfituara ilegalisht nga BE....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com