Sport

Video/ Përleshje mes tifozëve në derbi, vdesin tre persona


               Publikuar në : 14:09 - 18/08/19 |
Opi Nion

Tre persona kanë mbetur të vdekur në përleshjen e ndodhur mes tifozëve në Honduras gjatë ndeshjes mes Olimpias dhe Motaguas.

Sipas presidentit të Motaguas, tifozët e skuadrës mike dhe autobusi i futbollistëve të tij u sulmua me sende të forta nga tifozët kundërshtarë.

Tre futbollistë të Motaguas u dërguan menjëherë në spital për shkak të plagëve të shkaktuara prej thyerjes së xhamave.

Kjo ngjarje u përshkallëzua në përleshjen mes grupimeve ultras që, situatë e cila përfundoi në mënyrë dramatike./ Opinion.al E.Xh.

Pas