Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ “Perla” që të premton punë, por merr paratë dhe zhduket

2021/01/28 at 9:54 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ “Perla” që të premton punë, por merr paratë dhe zhduket

Dy kushërinj janë mashtruar nga Verjana Gega e “Perla Agency”. Bëhet fjalë për një agjenci udhëtimi në dukje, që ka shpallur një njoftim për vende pune me kontratë në shtetin gjerman, në profilin e ndërtimit, në vitin 2018.


Emiljan Vrapi së pari u interesua dhe i dha zonjës Gega 1800 euro, ndërsa ajo i premtoi, se do ta ndihmonte atë të lidhte një kontratë pune. Nëse nuk do ta fitonte vendin e punës apo të drejtën për vizë, Verjana Gega premtoi kthimin e shumës. Por kjo nuk ndodhi. Aplikimi iu refuzua Emiljanit, mirëpo Gega nuk ia ktheu kurrë paratë.

“Rastësisht pashë një njoftim në Facebook për punësim në Gjermani, fola me zonjën. Si kontratë pune më tha shkon në 1800 Euro, pagova lekët. Kur pagova 1800 Eurot më tha se nëse të del viza negative të kthehen lekët mbrapsht. “Perla Agency” ishte zyra. Nuk arrita dot ta fitoja kontratën për arsye siç më thoshte kjo nuk është përgjigjur pronari i firmës në telefon që ka firmën në Gjermani. Bëra ankimimin asnjë lloj përgjigje. Dërgova email-in në ambasadë më thanë që në sistem të ambasadës nuk je fare. Më ka mbajtur me shpresa, deri më sot u bënë 3 vite. I kam kërkuar paratë, ajo thotë nuk i marr dot nga firma që t’i kthej sepse dokumentet janë në ambasadë”, tha Emiljan Vrapi.

Verjana i ka thënë të riut se ka pasur bashkëshortin rëndë me Covid e më pas babain.

“Ajo bënte se kishte besim tek unë”, tha i riu.

Mirëpo më vonë, pre e mashtrimit bie edhe kushëriri i Emiljanit, Alban Kodra. Ai pagoi 1650 euro dhe nuk vajti në Gjermani e nuk mori paratë.

“Viktimë e kësaj rashë edhe unë. Donte një punonjës shtesë që grupi t’u bënte më shpejt që të iknim të gjithë si grup sa më shpejt. Kërkoi pagesën 1650 Euro kam paguar dhe më dha një afat kohor 3-mujor. Nëse nuk do dilte viza do më kthente pagesën mbrapsht. Njoftoi kushëriri që donte një punonjës agjencia. Aty kontaktova vetë me zonjën. Bëra pagesën dhe më dha një mandat. Ajo shmanget nga kjo gjë, jo kam probleme, jo kam burrin me Covid, jo kam lindur një vajzë. Se sa reale janë nuk e dimë. E kam takuar edhe njëherë tjetër në një zyrë në zonën e Pazarit të Ri. Në zonën e Astirit ka dalë që është me qira.  I bëj thirrje zonjës Verjana të më kthejë lekët mbrapsht se ato lekë i kam marrë borxh tek i afërmi im. I pata premtuar dhe atij se do ia kthej shpejt lekët se ashtu na pati premtuar ajo zonja”, tregoi i riu.

Ajo detyrohet të pranojë, se paratë i ka shpenzuar për arsye shëndetësore, por do të marrë kredi, që t’i shlyejë.

“Unë do mundohen dhe do bëj të pamundurën, që sa më shpejt të t’i dërgoj, sepse halli, që m’i ra burrit, që ka qenë në një gjendje të rëndë, që nuk e di, Zoti i madh e ka kthyer në jetë. Aq rëndë sa ka qenë ai, nuk e di dhe nuk kam fjalë ta them dhe ta përshkruaj. Unë nuk kam mundësi në këtë moment, sepse unë i kam shpenzuar, dua të jem e sinqertë, nuk pata asnjë lloj të ardhure tjetër, sepse tërë këtë kohë kam qenë edhe pa punë prej pandemisë, që ra dhe nuk pata, dhe kur është njeriu më i dashur dhe më i shtrenjtë, të jetë në atë gjendje, që e kisha unë atë, edhe gjakun e trupit do e shisja, për mos i munguar asnjë lloj ilaçi, asnjë lloj gjëje. Të lutem, të më japësh edhe pak mundësi, edhe pse mund të jetë shfrytëzuar çdo lloj gjëje, që mund të jetë shfrytëzuar, që unë t’i bëj dhe mund të t’i jap! Do mundohem të marr një kredi, shpejt e shpejt tani. M’i kanë dërguar ata të firmës, nuk të gënjej, m’i kanë sjellë, i kam shpenzuar, sepse të mendosh se më shumë se 90 ditë, e kam patur burrin në intubim, me ilaçe, që kanë qenë tepër, tepër, tepër  të shtrenjta, që nuk kam patur asnjë lloj mundësie, që t’i paguaja”, shprehet Gega.

Në një tjetër komunikim ajo pretendon se ka pasur të sëmurë babain.

“Kam që të shtunën, që kam ikur me urgjencë, rreth orës 14:00, e deri më tani që jemi duke folur bashkë, kam qenë në Berat dhe jam në Berat, nëse do, mund të ta dërgoj edhe me “lokacion”, që ta shohësh edhe vetë, sepse unë minimumi, gjënë kryesore kam sinqeritetin dhe pastërtinë me personat e tjerë. Nuk kam mundur dot të të përgjigjem, sepse kam patur tim atë shumë rëndë, dhe të mendosh, që mund të jenë 20 a 30 të tjerë, që mund të më marrin dhe unë nuk kam patur mundësi të përgjigjem. Këto dy ditë i kam patur shumë stresuese, sepse tim atë e kam patur realisht shumë keq. Kur të shkoj në Tiranë, gjëja e parë, që do bëj është që të jem në komunikim fiks me ju. Mos e ki merak për këtë pjesë. Një gjë të jesh i bindur: Ne kemi dëshirën dhe do ta mbyllim punën sic duhet, por në rast se ndodh e kundërta, detyrimi merret mbrapsht dhe kaq”, u shpreh ajo./ Burimi: Tv Klan

Etiketa: “Perla Agency”.stopVerjana Gega


Ju sugjerojmë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
Sport

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

14 Korrik, 2026 4:37 pm
Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
Rajoni

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

14 Korrik, 2026 3:48 pm
Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat
Bota

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

14 Korrik, 2026 3:36 pm
Para
Guxholli: Si pastrohen paratë e pista përmes bizneseve

Guxholli: Si pastrohen paratë e pista përmes bizneseve

Përgjimet/ Rama: Ndrangheta dështoi në Shqipëri, ndërtoi vetëm një dyqan

Video/ Çfarë pasurie ka kryeministri Rama

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për ditën e sotme, 29 janar 2021
















TE FUNDIT

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën e IX Ndërqeveritare për mbylljen e tre grupkapitujve të tjerë për anëtarësimin e...

Lexo më shumë

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
14 Korrik, 2026

“Është një super e martë për zgjerimin”, tha Marta Kos duke vlerësuar punën e Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Kos...

Lexo më shumë

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
14 Korrik, 2026

Gjermania duhet të vazhdojë të blejë armë, si dhe avionë luftarakë nga SHBA-ja, për t’iu kundërvënë kërcënimit nga Vladimir Putin,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}