Kryeministri Rama sot në Parlament, ka përdorur dy fjalë të gjuhës greke, por që në shqip nuk tingëllojnë bukur.
Disa herë ai është drejtuar deputetit Berisha me fjalët: qirje Sali, ndërsa u është drejtuar demokratëve me shprehjen: ik kërceni palikarin.
Kreu demokrat Basha ka reaguar ne foltore, duke e cilësuar këtë fjalor, një “gjuhë të ndyrë”, por Rama gjithashtu nuk ka vonuar të replikojë mbi këtë argument.
Në videon më poshtë, Rama i përgjigjet Bashës, duke i thënë se mësuesit e tij të gjuhës janë Konica dhe Fan Noli, ndërsa mësuesit e Bashës janë Saliu dhe Monika.