Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/Pamjet satelitore shfaqin ndërtime të mëdha ushtarake ruse në Arktik

2021/04/05 at 3:29 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/Pamjet satelitore shfaqin ndërtime të mëdha ushtarake ruse në Arktik

Rusia po ndërton një bazë ushtarake në Arktik dhe po teston armët e saj më të reja në një rajon tashmë pa akull për shkak të ngrohjes globale, në një përpjekje për të siguruar bregdetin e saj verior dhe për të hapur një rrugë kyçe transporti nga Azia në Evropë.


Ekspertët e armëve dhe zyrtarët perëndimorë kanë shprehur shqetësim të veçantë për një ‘super-armë’ ruse, silurën Poseidon 2M39. Raketa e re bërthamore që arrin një shpejtësi rreth 200 km/h, është ndërtuar, thonë zyrtarët rusë, që të kalojë pa u vënë re nga sistemet bregdetare të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara. Ajo mund të shkaktojë një cunam radioaktiviteti me ujë të kontaminuar.

Në nëntor, Christopher A Ford, asistent sekretar i shtetit për Sigurinë Ndërkombëtare tha se Poseidon është projektuar për të “përmbytur qytete bregdetare të SHBA me tsunam radioaktiv”.

Ekspertët pajtohen se arma është “shumë reale” dhe tashmë po realizohet. Kreu i inteligjencës norvegjeze, nënadmirali Nils Andreas Stensønes, i tha CNN se agjencia e tij ka vlerësuar Poseidon si “pjesë e llojit të ri të armëve parandaluese bërthamore. Është në një fazë testimi. Por është një sistem strategjik i drejtuar në shënjestra të caktuara… Prandaj ka një ndikim përtej rajonit, ku po e testojnë aktualisht”.- tha ai.

https://cdn.cnn.com/cnn/.e/interactive/html5-video-media/2021/03/30/DESKTOP-ANIM-2.mp4

Imazhet satelitore të siguruara për CNN nga kompania e teknologjisë hapësinore Maxar tregojnë një ndërtim me ritme të ngadalta por të vazhdueshëm të bazave ushtarake ruse, si dhe ndërtimin e armëve të reja te teknologjisë së lartë, në vijën bregdetare të Arktikut.

Hardueri rus në zonën e Veriut të Lartë përfshin bombardues dhe avionë MiG31BM dhe sisteme të reja radari afër bregdetit të Alaskës.

Ndërtimi rus përputhet me lëvizjet e trupave dhe pajisjeve të NATO-s dhe SHBA-së. Bomberët amerikanë B-1 Lancer të stacionuar në bazën ajrore Norwayrland të Norvegjisë kanë përfunduar së fundmi misionet në Detin Barents.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit i tha CNN: “Ka qartë një sfidë ushtarake nga rusët në Arktik,” duke përfshirë rindërtimin e bazave të tyre vjetra të Luftës së Ftohtë dhe ndërtimin e objekteve të reja në Gadishullin Kola afër qytetit të Murmansk. “ Zyrtarët e SHBA më kanë shprehur shqetësimet e tyre se e gjithë kjo mund të mos jetë vetëm për mbrojtje, por ka të bëjë me projektimin e fuqisë përreth akullit në Polin e Veriut”, tha zyrtari.

Imazhet satelitore tregojnë forcimin e ngadaltë dhe metodik të bazave ajrore “trefoil”, një model i tërfilit që ka tre ngjyrat e flamurit rus, të bardhën, të kuqen dhe blunë.

Zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësim, që forcat mund të përdoren për të vendosur në kontroll de facto mbi zonat e Arktikut që janë më larg, dhe së shpejti do të jenë pa akull. “Rusia po rinovon aeroportet dhe instalimet e radarëve të epokës Sovjetike, duke ndërtuar porte të reja dhe qendra kërkim-shpëtimi po ashtu po ndërton flotën e saj të thyerjes së akullit me energji bërthamore dhe konvencionale,” i tha CCN Nënkoloneli Thomas Campbell, një zëdhënës i Pentagonit./Opinion.al

https://a2news.com/wp-content/uploads/2021/04/NATO-n%C3%AB-alarm-Rusia-zgjeron-prezenc%C3%ABn-ushtarake-n%C3%AB-arktik-1.mp4
Etiketa: Arktikbaza bërthamorerusi


Ju sugjerojmë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Para
Vladimir Putin s’njeh rival, shpallet mashkulli më simpatik në Rusi

Vladimir Putin s’njeh rival, shpallet mashkulli më simpatik në Rusi

Aksident në Tiranë, makina përplas 3 fëmijë të mitur

Aksident në Tiranë, makina përplas 3 fëmijë të mitur

Covid 19 në Kosovë/ 8 viktima dhe 771 raste të reja  

COVID-19 , Kosova mbyll lokalet dhe kufizon lëvizjen e qytetarëve
















TE FUNDIT

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}