Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, ka folur në lidhje me dallimet mes dy forcave politike të koalicionit qeverisës; PS-LSI.
Basha tha se mes tyre ekziston një dallim numërik, pasi njëri ka 60 e ca deputetë, ndërsa tjetri ka 18 deputetë.
“Përveç këtij dallimi numërik, që dy partitë diferencohen qartazi nga njëra-tjetra, asnjë dallim tjetër nuk ekziston”.
Sipas tij, përgjegjësitë në qeverisje ata i ndajnë së bashku, sigurisht sipas peshës dhe rolit që kanë në qeverisjen e vendit.
Shiko videon: