Kronikë

VIDEO/Njëri vëlla vdes, tjetri rëndë, si nisi sherri mes të rinjve për një vajzë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:24 - 05/11/21 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan, ku si pasojë e një sherri me thika mes disa personave ka humbur jetën Florenc Kovaçi 28 vjeç ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë vëllai i tij Mikel Kovaçi 19 vjeç.

Burime për ABC bëjnë me dije se mollë sherri mes të rinjve ka qenë një vajzë, e cila duket se ka futur në konflikt të rinjtë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa” të rinjtë kanë nisur të konfliktohen me fjalë, por situata ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Sikurse shihet nga pamjet pamjet, gjithçka ka ndodhur në mes të qytetit të Elbasanit, në një zonë të banuar. Lidhur me krimin e rëndë ka reaguar zyrtarisht Policia e Elbasanit e cila njofton se konflikti mes të rinjve nisi për motive të dobëta dhe agravoi deri në vrasje.

Pas