Kanë nisur reshjet e para të dëborës në Korçë.
Kjo është bora e parë që bie edhe në qytet për këtë vit. Aktualisht raportohet që nuk ka asnjë problem në akset rrugore dhe ato janë të gjitha të kalueshme, transmeton ABCNews. Ndërkohë, që autoritetet këshillojnë drejtuesit e automjeteve të lëvizin me zinxhirë, për të shmangur çdo lloj aksidenti.
Këto reshje bore janë paralajmëruar më herët nga sinoptikanët, e mendohet të vazhdojnë gjithë natën e sotme./Opinion.al