Bota

Video/Ndjekje për të vrarë të riun,2 fëmijë gjenden përpara sulmit me armë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:20 - 20/06/21 |
Opi Nion

Policia e qytetit të New York-ut publikoi të premten një video që tregon dy fëmijë të gjendur mes të shtënave të armëve të një personi i cili në mes të ditës ndiqte një 24-vjeçar në një lagje të Bronxit.

Policia tha se autori hapi zjarr disa centimetra larg fëmijëve, rreth orës 6:45 pasditen e së enjtes, ndërsa u përpoq të vinte në shënjestër 24-vjeçarin. Në përpjekje për t’ju larguar autorit i riu u rrëzua sipër fëmijëve, por kjo nuk e ndali autorin I cili e ka qëlluar disa herë. 24-vjeçari u dërgua në një spital me plagë me armë zjarri në shpinë dhe në të dy këmbët. Gjendja e tij është e qëndrueshme, sikurse njoftoi policia.

Vajza 10-vjeçare dhe djali 5-vjeçar, të cilët janë vvëlla e motër, ishin pranë afërsisë së shtëpisë së tyre kur u bllokuan nga të shtënat me armë, njoftoi NBC NewYork. Të dy fëmijët “për fat të mirë nuk u plagosën,” shkroi policia e Neë York City./Opinion.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CBS News (@cbsnews)

Pas