Bota

Momenti kur vajza afrikane shikon për herë të parë një njeri të bardhë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:58 - 03/07/21 |
Opi Nion

Videoja e një vajze të vogël afrikane, e cila trembet kur sheh për herë të parë një njeri të bardhë ka bërë xhiron e rrjetit.

Daily Mail ka publikuar videon, ku shihet se vogëlushja është e frikësuar dhe qan pasi sheh turistin.

Momenti është regjistruar nëpër malet Rëenzori në Ugandën perëndimore. Mësohet se fshati është tepër i izoluar që me sa duket nuk ka shumë vizitorë nga jashtë.

Në videon e publikuar shihet e vogla që qan dhe mundohet të fshihet. “Ai do të më hajë,” thotë ajo teksa nuk ndal lotët, ndërsa njerëzit e tjerë rrotull përpiqen ta qetësojnë.

Në fund vajza fiton besim dhe pranon që personi i panjohur për të t’i flasë dhe t’i prekë dorën./Opinion.al

Pas