Bota

Video/ Momenti kur shpërthen zjarri në centralin më të madh bërthamor në Europë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:09 - 04/03/22 |
Opi Nion

Në ditën e nëntë të luftës tanket ruse kanë sulmuar termocentralin më të madh bërthamor në Evropë.

Zjarri shpërtheu në termocentralin bërthamor pak pas mesnatës së sotme mes bombardimeve të rënda nga forcat ruse.

Autoritetet ukrainase thanë rreth orës 2:30 të mëngjesit të së premtes me orën lokale një zjarr kishte shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, që ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës. Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se zjarri në ndërtesën e trajnimit të uzinës u shua në orën 6:20 të mëngjesit dhe nuk u raportua për vdekje apo lëndime.

Video u publikua në rrjetin social Facebooknga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili  akuzoi Rusinë për goditje të qëllimshme në termocentralin bërthamor dhe u kërkoi udhëheqësve evropianë që të “zgjohen tani” dhe të ndalojnë forcat ruse “përpara se kjo të kthehet në një fatkeqësi bërthamore”./Opinion.al

 

Pas