Një incident ka ndodhur ditën e sotme në York të Britanisë, ku një person në shenjë proteste ka hedhur vezë në drejtim të mbretit Charles dhe bashkëshortes së tij, të cilët ishin duke bërë shëtitje.
Sikurse shihet në videon e publikuar nga media britanike “Daily Mail”, i riu britanik ka hedhur vezë në drejtim të mbretit, të cilat më pas janë shpërndarë në tokë të thyera.
Ndërkohë, mbreti hodhi një vështrim përreth dhe nuk bëri asnjë reagim tjetër.
Sakaq, i riu i identifikuar si Patrick Thelwell dëgjohet të thotë, “ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve”, ndërsa të pranishmit bërtisnin “Zoti ruaj mbretin” dhe “turp të qoftë”.
Më pas policia britanike ka ndërhyrë për të arrestuar autorin.