Bota

VIDEO/ Modelja masakron nënën e saj me thikë, detajet e ngjarjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:59 - 16/12/20 |
Semiljana Azizi

Anna Leikovic, një studente mjekësie dhe modele nga Moldavia dyshohet se ka vrarë dhe masakruar nënën e saj me thikë.

Sikurse pretendohet nga autoritetet vajza ka përdorur njohuritë e saj në Fakultetin e Mjekësisë për t’i marr jetën gruas 40- vjeçare me një thikë kuzhine.

Autoritetet shprehen se e reja ka përdorur po të njëjtën thikë për t’i nxjerrë më pas zorrët, mushkëritë e zemrën.

Ajo e theri nënën e saj me thikë dhe më pas i copëtoi zemrën teksa gruaja ishte ende gjallë”, tha një burim policie i cituar nga medit vendase.

Nëna, Praskovya Leikovic, 40- vjeç, kishte ardhur nga Gjermania në shtëpinë e saj në Comrat (Moldavi) të premten e kaluar, 11 dhjetor, teksa raportohet se ka nisur një debat me vajzën e saj 21-vjeçare Anna. Sipas burimeve mendohet se 40-vjeçarja e ka akuzuar të bijën  se ishte droguar duke e kërcënuar se do ta dërgonte në një qendër rehabilitimi. E mendohet që ky debat të jetë bërë shkak i vrasjes.

Mediat moldave që e ka mbuluar çështjen raportojnë se gjatë seancës, Anna ishte shtrirë në ndenjëset e gjykatës, duke luajtur me thonjtë e saj, dhe shumë indiferente ndaj precesit të gjykimit. Studentja e mjekësisë ka thuajse 10,000 ndjekës në llogarinë e saj në “Instagram” ku shpesh shpërndan foto dhe mënyrën e saj të jetesës. Sipas autoriteteve, ajo është e vetmja e dyshuar në këtë rast dhe nuk ka gjasa që të ketë të dyshuar të tjerë. Sidoqoftë, ata thanë se kërkohet një hetim më i plotë për të sqaruar motivet e vrasjes.

Anna Leikovic do të qëndrojë në paraburgim ​​për 30 ditë derisa e gjithë ngjarja të sqarohet./Opinion.al

Pas