Bota

COVID-19/ Greqia regjistron 85 viktima, rritet numri i rasteve pozitive


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:30 - 16/12/20 |
Semiljana Azizi

Është raportuar një shifër e lartë personash të infektuar me koronavirus në Greqi.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas raportimeve nga autoritetet mjekësore, në shtetin grek janë janë konfirmuar 1190 raste të reja pozitivë me virusit.

Ky raport ditor bënë që numri total i të infektuarve të shkoj në 127557 persona që nga fllimi i pandemisë.

Ndërkohë që janë regjistruar  85 qytetarë që kanë humbur betejën me virusin COVID-19, duke e çuar kështu në 3870 numrin e viktimave në total që nga fillimi i pandemisë.

Sipas autoriteteve 552 pacientë po trajtohen në terapi intesive në të gjithë spitalet COVID në Greqi. Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç e një pjesë e madhe e tyra ka sëmundje bashkëshoqëruese./Opinion.al

Pas