Aktualitet

Video/Meta shkon në Palermo, takohet me shqiptarët që jetojnë atje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:55 - 03/11/21 |
Opi Nion

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka vizituar lagjen historike të Palermos, por edhe shqiptarët që jetojnë dhe janë mirëintegruar në këtë qytet.

Përmes një video, të postuar në rrjetet sociale, presidenti tregon se kryetari i Bashkisë së Palermos, z.Leoluca Orlando, ka dhënë vlersimet më të mira për shqiptarët dhe Komunitetin Arbëresh që jeton atje.

I shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Palermos, z.Leoluca Orlando vizitova dje pasdite lagjen historike të këtij qyteti të mrekullueshëm.

Nuk kishte kënaqësi më të madhe se sa të përshëndetesha me shqiptarë, të mirëintegruar në shoqërinë italiane, nga Gjirokastra dhe Tirana, krenarë për origjinën e tyre.

I lumtur të dëgjoja nga Kryebashkiaku Orlando vlerësimet më të mira për shqiptarët dhe Komunitetin Arbëresh që jeton këtu, shembull i marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy popujve tanë”-shkruan Meta në rrjetet sociale./Opinion.al

Pas