Aktualitet

Video/Me lodër e curle, Rama hap qarkullimin në Rrugën e Arbrit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:10 - 29/11/21 |
Opi Nion

Nën ritmet e muzikës tradicionale të veriut, me lodër e valle popullore, Kryeministri Edi Rama ka bërë sot hapjen e Rrugës së Arbrit.

Rama bën me dije se puna ka ecur ngadalë për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse dhe do të përfundojë në pranëverë. Sipas tij, provizorisht kalohet me bajpas në Tunelin e Murrizit.

Hapet për qarkullim Rruga e Arbërit

*provizorisht kalohet me bajpas në Tunelin e Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë, kur rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje”,-shkruan Rama në “Facebook”.

Ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka informuar se Rruga e Arbrit bëhet e kalueshme për të gjitha mjetet duke nisur nga ora 14:00 e ditës së sotme.

MIE tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve, që të bëjnë kujdes në rrugë, për shkak të kushteve të motit, veçanërisht në zonën e bypass-it të Murrizit./Opinion.al

Pas