Opozita e Maqedonisë së Veriut është e vendosur që të mos e pranoj propozimin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë, gjë e cila do i hapte rrugën negociatave me BE edhe Shqipërisë.
Deputetët e opozitës kanë grisur dhe djegur propozimin e Francës në foltoren e Kuvendit, për të demonstruar se do të vijojnë rezistencën e tyre.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Jovan Jauleski, i ka vënë flakën dosjes me përmbajtjen e këtij propozimit dhe është duartrokitur nga ana e kolegëve të tij opozitarë.
Ndërkohë, kolegu i tij Dragan Kovacki iu drejtua deputetëve të shumicës qeverisëse me fjalët “tradhtarë, të degjeneruar”, dhe iu tha se nuk e meritojnë të quhen maqedonas.
Ndërkohë pas këtyre veprimeve, kryeparlamentari Talat Xhaferi, ndërpreu punimet e Parlamentit./Opinion.al