Aktualitet

40-vjeçarit me probleme të shëndetit mendor, i hiqet paketa sanitare



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:19 - 14/07/22 |
Opi Nion

Emisioni investigativ “Stop” është drejtuar në fshatin Plug të Lushnjes për problemin e një qytetareje. Ajo tregon se Bledar Nazo, djali i saj 40-vjeçar, vuan nga prapambetja e thellë mendore. Që në moshën 3-vjeçare Bledari është trajtuar me kemp.

Kjo ndodhi deri në Shtator 2021, kur  merrte edhe paketën higjeno-sanitare. Gruaja thotë, se merrte 400 mijë lekë të vjetra, por sot merr vetëm 210 mijë lekë të vjetra pasi i kanë hequr paketën higjeno-sanitare.

Nëna tregon se e mban gjithë kohën të lidhur djalin, pasi nuk kupton dhe shkatërron çdo gjë. Edhe për nevojat e veta nuk është i aftë, ndaj i duhet të mbajë pampers.

Nëna: Kam djalin, është sëmurë. Sot është 40 vjeç, është me prapambetje mendore të shkallës së thellë. Ky ka marrë kemp deri në 3-muajsh. I kanë hequr paketën higjeno-sanitare. Unë kam që nga Shtatori që këto nuk i marr. Pagesa në total ka qenë 410 mijë lekë, ndërsa tani ai merr 220 mijë lekë. Nuk ia kanë dhënë atë statusin e paraplegjikut. Por çfarë t’i bëj unë? Me çfarë ta laja? Unë 100 mijë lekë pension kam. Kush e mban atë me 200 mije lekë? Është shumë e vështirë. Duhet t’i shërbesh gjithmonë atij. Ne e mbajmë gjatë gjithë kohës të lidhur. Vetëm kur ha bukë në darkë e mbajmë këtu, edhe këtu të lidhur se ai është i pavetëdijshëm. Tani nuk i takon këtij statusi i paraplegjikut? Paketa higjeno-sanitare?

Emisioni “Stop” iu drejtua Shërbimit Social ku u tha, se Bledari nuk mund ta përfitojë paketën higjeno-sanitare pasi është gjykuar se mund ta kontrollojë urinimin. Vendimi është i formës së prerë dhe mund të rrëzohet vetëm me gjykatë, ose të presë rikomisionimin./ Tv Klan

Pas