Rajoni

Video/ Maqedoni e Veriut, deputeti i vë flakën propozimit francez



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:18 - 14/07/22 |
Opi Nion

Opozita e Maqedonisë së Veriut është e vendosur që të mos e pranoj propozimin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë, gjë e cila do i hapte rrugën negociatave me BE edhe Shqipërisë.

Deputetët e opozitës kanë grisur dhe djegur propozimin e Francës në foltoren e Kuvendit, për të demonstruar se do të vijojnë rezistencën e tyre.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Jovan Jauleski, i ka vënë flakën dosjes me përmbajtjen e këtij propozimit dhe është duartrokitur nga ana e kolegëve të tij opozitarë.

Ndërkohë, kolegu i tij Dragan Kovacki iu drejtua deputetëve të shumicës qeverisëse me fjalët “tradhtarë, të degjeneruar”, dhe iu tha se nuk e meritojnë të quhen maqedonas.

Ndërkohë pas këtyre veprimeve, kryeparlamentari Talat Xhaferi, ndërpreu punimet e Parlamentit./Opinion.al

 

 

Pas