Me fillimin e sezonit të verës, kryetari i PL, Ilir Meta ka zbuluar edhe pasionin e tij për zhytje në ujë, përveç atij për ngjitjen e maleve.
Në një video të postuar në “Facebook”, Meta shihet teksa zhytet në Lumin e Shalës.
Para se të hidhet në ujë, kryetari i PL, shprehet “malet tona më të larta dhe ujërat tona më kaltra”.
Pak ditë më parë, Meta ngjiti Malin e Çikës, ku dhe ngriti dhe flamurin kombëtar.