Sport

Video/ Liverpool dhe United “kursejnë” golat, por derbi fal emocione pa fund


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:36 - 18/10/16 |
root

Përfundon me barazim pa gola por me shumë emocione derbi legjendar i Anglisë midis Liverpool dhe Manchester United. Një tjetër shfaqje që tregon bukurinë e futbollit britanik. Një ndeshje shumë e luftuar nga të dy skuadrat sidomos në 30 minutat e pjesës së dytë. Pejsa e parë ishte e kujdesshme nga të dyja palët me United që bënte presing që në sulm dhe Liverpool që e kishte të vështirë të krijonte aksione. Por në pjesën e dytë me disa zëvendësime loja u ndez, sidomos në gjysmë orët e fundit.

Ishin vendasit ata që patën rastet më të pastra për të shënuar por De Gea po kalonte një mbrëmje të magjishme me dy pritje që i dhuruan barazimin Djajve, të cilët nga ana tjetër nuk patën raste aq të pastra si kundërshtarët por gjithsesi ishin të rrezikshëm deri në fund. Me këtë barazim Liverpool nuk arrin t’i bashkohet kryesuesve, ndërsa United ndodhet në vend të shtatë me tre pikë larg nga Të Kuqtë.

https://youtu.be/yQfuoA8Ssck

Pas