Situata në Beograd është tensionuar sërish këtë mbrëmje, ndërsa grupe protestuesish janë mbledhur përpara parlamentit.
“Kaosi përpara kuvendit”, shkruan në publikimin e një videoje live në Facebook, media serbe “Blic”. Në video shihet kordon i forcave policore dhe dëgjohen qytetarë që kolliten për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit, që po kundërshtojnë shtrëngimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.
Protesta janë organizuar edhe në qytete tjera. Në Novi Sad, protestuesit dëmtuan ndërtesën e Bashkisë në qendër të qytetit. Gjatë protestës, një zjarr ka shpërthyer në hyrje të ndërtesës.
Më parë, protestuesit në atë qytet u përpoqën të hyjnë në ndërtesën e Radio Televizionit të Vojvodinës (RTV). Gjatë protestës, u goditën me gurë ambientet e Partisë Përparimtare Serbe në pushtet (SNS). Protesta përkrahet edhe nga partitë opozitare serbe. Në protestat që nisën mbrëmjen e djeshme u palgosën dhjetra qytetarë dhe policë. /Opinion.al