-Jetë dhe Stil

Vdes Mary Kay, mësuesja që lindi 2 fëmijë me nxënësin e saj 13-vjeçar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:49 - 08/07/20 |
Opi Nion

Mary Kay Letourneau, një mësuse nga Siatëll e cila në vitin 1997 u dënua me burg për raporte seksuale me një 13-vjeçar, ka vdekur nga kanceri në moshën 58 vjeçe.

Letourneau vdiq në banesën e saj mbrëmjen e së hënës raporton CNN. Pjesa më e madhe e familjes ishte pranë saj duke përfshirë edhe Vili Fualaau, ish-nxënësi dhe ish-bashkëshorti, i cili u kujdes për të gjatë muajit të fundit.

Foto; Mary , dy vajzat dhe ish-nxenesi i saj Vili Fualaau

Letourneau u cilësua fajtore për raportet seksuale me nxënësin e saj, 13-vjeçarin Fualaau kur ajo vetë ishte 34 vjeçe dhe atë kohë e martuar me 4 fëmijë. Ajo solli në jetë fëmijën e parë nga lidhja me nxënësin, përpara se të kryente 7 vite burg për këtë raport me një minoren. Në vitin 1998 Mary lindi në burg fëmijën e tyre të dytë. Letourneau dhe Fualaau u martuan në vitin 2005.

Ajo ishte vajza e një kongresmeni konservator republican John G. Schmitz, karriera e të cilit mori fund pas këtij skandali./Opinion.al

Pas