Bota

VIDEO/Live në Instagram, reperi “Red Boy” ekzekutohet me breshëri plumbash


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:27 - 14/07/21 |
Opi Nion

Një reper në Los Angeles u qëllua për vdekje nga persona të panjohur teksa ndodhej në makinën e tij.

Mediat e huaja shkruajnë se i riu u ekzekutua teksa ishte live në rrjetin social “Instagram”.

Zerail Rivera, i cili në botën e muzikës njihej me emrin Indian Red Boy, u vra në Hawthorne më 8 korrik rreth orës 4:10 pasdite teksa ishte duke biseduar me një mik në rrjetin social, kur papritmas janë dëgjuar të shtëna pas të cilave ai nuk arriti të fliste më.

Videoja shqetësuese, e cila po shpërndahet gjerësisht në internet, tregon 21-vjeçarin duke buzëqeshur me mikun e tij ndërsa personi i armatosur iu afrua dritares së tij.

Rivera shihet duke hedhur një vështrim nga dritarja, ndërsa të shtënat me armë filluan të bien. Sipas Daily Mail reperi është qëlluar 12 herë dhe policia është shprehur se vrasja ka të bëjë me mosmarrëveshjet midis bandave.

Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është në kërkim të tij duke studiuam ngjarjen dhe videon që kanë në dispozicion./Opinion.al

Pas