Një makinë tip Ford është përplasur me një kamioçinë në Zharrnec të Divjakës, dhe si pasojë ka mbetur e plagosur rëndë drejtuesja e mjetit tip Ford.
Sipas Klan News përplasja ka qenë ballore dhe se drejtuesja e mjetit Ford ka humbur kontrollin, gjë që ka sjellë dhe aksidentin.
Drejtuesja e Fordit është nisur në gjendje të rëndë shëndetësore drejt spitalit të Lushnjes. Ndërkohë, i lënduar ka mbetur dhe drejtuesi i kamionçinës, i cili tashmë është ndaluar nga policia.
Si pasojë e aksidentit është shkaktuar një radhë e gjatë makinash, ndërsa policia rrugore po ndihmon në mbarëvajtjen e tij./Opinion.al