Aktualitet

Dibër/ Dy persona sulmojnë policin në derë të shtëpisë, efektivi qëllon me armë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:59 - 11/08/22 |
Opi Nion

Dy persona kanë sulmuar me sende të forta një efektiv policie në Peshkopi. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.35, në lagjen Kamen, në kohën kur efektivi po hynte në banesën e tij.

I ndodhur në rrezik për jetën, punonjësi i Policisë dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt.

 “Rreth orës 13.35, në lagjen Kamen, Peshkopi, shtetasit D.S., dhe S.S, janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasit M.K(punonjës policie me detyrë Specialist Zone) i cili ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij. Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt”, njofton policia.

Pas