Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Në pranga ka përfunduar Klevis Rreshka, ndërsa janë shpallur në kërkim Lule Makashi 51 vjeç dhe Adeila Makashi 28 vjeç.
Nga hetimet ka rezultuar se këta tre persona mashtronin qytetarët me dokumente false duke u premtuar punësim dhe studim në Kanada, Australi , Angli etj.
Në grackën e mashtrimit kanë rënë rreth 27 persona, nga qytete të ndryshme të vendit, ndërsa “letrat” kushtonin nga 18-20 mijë euro. Lule Makashi është gruaja e ish drejtorit të policisë së Durrësit, Edmond Makashi, që i dha fund jetës përmes vetëvrasjes. /tvklan