Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Ivan Balliu “katalanasi” që ëndërron Kombëtaren e Shqipërisë

2016/10/24 at 5:18 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Ivan Balliu “katalanasi” që ëndërron Kombëtaren e Shqipërisë

Ju prezantojmë me Ivan Balliun, mbrojtësin me origjinë shqiptare lindur në Katalonjë, i cili ëndërron të bëhet pjesë e Kombëtares kuqezi në të ardhmen e afërt.


Ivani ka lindur më 1 janar 1992 në Kaldes de Malaveja, provincë e Katalonjës, nga baba shqiptar dhe nënë spanjolle me mbiemër Kampeni. Në një intervistë për “Transfermarkt.de”, 24-vjeçari thotë se nuk di shumë rreth origjinës së tij. “Nuk di shumë, di vetëm që paraardhësit e mi erdhën në Spanjë. Im atë është përpjekur të gjejë regjistrin e familjes, por unë nuk kam shumë informacion”, thotë futbollisti që aktivizohet me Metzin në Ligën 1 franceze.

aromaaa

Balliu luan si mbrojtës i majtë, por mund të bëjë mirë edhe në krahun tjetër të prapavijës. Ai mund të jetë një alternativë e çmuar për Kombëtaren e Shqipërisë, për të cilën thotë se e ka ëndërr ta përfaqësojë. Madje ai pranon se është në bisedime me FSHF-në që kjo të realizohet sa më shpejt. “Agjenti im është në kontakte me Federatën Shqiptare të Futbollit për të gjetur një zgjidhje. Mendoj se i kam dëshmuar cilësitë në karrierën time dhe dua të bëj të njëjtën gjë edhe me ekipin kombëtar”, deklaron lojtari.

roma2

Ai tregon se e ndoqi ndeshjen e 9 tetorit mes Shqipërisë dhe Spanjës dhe e vlerëson ekipin kuqezi. “E pashë ndeshjen kundër Spanjës. Mendoj se Shqipëria ka një ekip të mirë, që luan futboll të rrezikshëm në kundërsulm. Nuk bëra tifo për asnjërën skuadër, pasi thjesht e shijova ndeshjen”, pohon mbrojtësi.

roma4

Ivani është rritur as më shumë e as më pak por në “La Masia”, akademia e famshme e Barcelonës. Aty ai qëndroi gjashtë vjet (2005-2011), ndërsa për dy sezonet pasardhëse ishte pjesë e Barcelonës B me të cilën numëron 53 paraqitje.

roma6

“Ishte periudhë e bukur, – rrëfen Balliu. – Fillova aty kur isha 12 vjeç dhe luajta deri kur u bëra 21. Luajta rregullisht me skuadrën B, ndërsa isha pjesë e dy grumbullimeve edhe në ekipin e parë nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe Tito Vilanovës. Guardiolës i jam mirënjohës pasi më dha mundësi ta tregoja veten. Ai është trajner i shkëlqyer, më merrte gjithnjë mënjanë për të më këshilluar kur bëja diçka jo si duhej”.

roma5

Te Barcelona ai u rrit me lojtarë si Mark Bartra, Tiago Alkantara, Serxhi Roberto e Xherard Deulofeu, me të cilët ruan miqësi edhe sot e kësaj dite. “Veçanërisht me Serxhin dhe Deulofeun mbaj kontakte të shpeshta. Këtë verë i kaluam pushimet së bashku në Ibica”, tregon 24-vjeçari.

Në verën e 2013-s futbollisti që ka luajtur tri ndeshje me Spanjën U-16 (ka shënuar një gol) dhe po kaq me atë U-17, vendosi të lërë Katalonjën në kërkim të një aventure të re. Ai iu bashkua Aroukas, ekip i ligës së parë portugeze, ku luajti për dy sezone. Aty Balliu fitoi menjëherë vendin e titullarit dhe luajt rregullisht për dy sezonet që pasuan.



Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Manuela, vogëlushja që fle me barkun bosh në kasolle. “Fundjava ndryshe” në ndihmë të familjes së varfër

Manuela, vogëlushja që fle me barkun bosh në kasolle. "Fundjava ndryshe" në ndihmë të familjes së varfër

Foto/ Ja kush është burri që vrau gruan dhe plagosi kunatën në Ndroq

Foto/ Ja kush është burri që vrau gruan dhe plagosi kunatën në Ndroq

Stephen Hawking: Mos kontaktoni me Alienët, për ta mund të jemi thjesht “bakterie”

Stephen Hawking: Mos kontaktoni me Alienët, për ta mund të jemi thjesht "bakterie"
















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}