Kronikë

Video/ Iu gjetën 18.520 Euro, thikë, drogë dhe 8 aparate celulare, arrestohen 3 të rinj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:27 - 22/10/22 |
Opi Nion

Tre persona u arrestuan këtë të shtunë nga policia në Tepelenë. Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet F. D., 30 vjeç, P. N., 23 vjeç dhe V. M., 44 vjeç, të gjithë banues në Sarandë. 

Uniformat blu bëjnë me dije se në hyrje të qytetit të Tepelenës, oficerët e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. M. dhe pasagjerë shtetasit F. D. dhe P.N., në të cilin, gjatë kontrollit, u gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një armë e ftohtë (thikë), 8390 euro dhe 8 aparate celulare. 

Konkretisht, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit P. N., u gjet një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit F. D., u gjetën 2140 euro.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit V. M. u gjetën 7990 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 18 520 euro, arma e ftohtë, lënda narkotike, 8 aparate celulare dhe automjeti. 

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Pas