Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Intervista ndryshe e Kristian Panuçit: Flet për të dashurën, djalin…dhe çfarë nuk i pëlqen në Shqipëri

2017/10/14 at 8:45 PM
në Aktualitet, InstaBIZ, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Intervista ndryshe e Kristian Panuçit: Flet për të dashurën, djalin…dhe çfarë nuk i pëlqen në Shqipëri

Vetëm një ditë pas ndeshjes në Shkodër, traineri i Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi doli në këmbë nga hoteli për në zyrat e Federatës. Ndoshta ai zgjodhi të mos shkojë me makinë për të ndjerë nga afër energjinë e atyre njerëzve që shpresojnë në vizionin e trajnerit të ri.


Detyra e tij e re si drejtues i kombëtares duket se ngjall kuriozitet jo vetëm tek fansat e futbollit. Në një intervistë për moderatoren Nevina Shtylla dhe emisionin “Jo vetëm modë”, Panuçi rrëfeu momente të cilat nuk janë të njohura për publikun shqiptar. Trajneri i Kombëtares foli për marrëdhënien me ishbashkëshorten, djalin dhe marrëdhënien me Samantën.

Panuçi tha se pasioni për futbollin ka nisur që herët pasi babai i tij ka qenë futbollist dhe topi ka qenë prezent në shtëpinë e tyre.

“Babai im ka qenë futbollist ka luajtur në kategorinë e tretë dhe kështu që i vogël topi ka qenë prezent në shtëpi. Pasionin ma ka pasuar im atë dhe që fëmijë doja të luaja futboll. Babai im ishte ai që më afroi me futbollin, ishte një shembull për mua pasi ka qenë i zoti si trajner për fëmijët”.

Do kisha dashur të punoja në vende turistike sepse më ka pëlqyer të udhëtoj, por më pas fati deshi që të bëhesha futbollist. Kam udhëtuar shumë si futbollist dhe më ka dhuruar shumë bagazh si eksperiencë”, tha Panuçi.

Trajneri flet për jetën private Ndërkohë lidhur me jetën private traineri rrëfeu se ka qenë i martuar për 9 vite, martesë nga e cila ka një djalë.

“Unë kam qenë i martuar për 9 vjet me atë që sot është mamaja e djalit tim, ishim shumë mirë, por jeta vazhdoi dhe tani kam një raport fantastik me të dhe është mikja ime më e mirë. Femrat iu pëlqejnë të gjithëve, edhe mua si çdo mashkull tjetër. Djali im luan futboll pranë Romës, ka luajtur basketboll dhe tani futboll, por më e rëndësishme është që ai të argëtohet dhe të bëjë atë që e bën të lumtur.

Unë kërkoj vetëm lumturinë e djalit tim, nëse do ai mund të bëhet picier, por unë dua të jetë i lumtur. Unë shikoj djalin tim gjatë trajnimit, por nuk them asnjë fjalë sepse shpesh baballarët janë shkatërrimi i fëmijëve të tyre, ai ka një trainer dhe duhet të flasë me trainerin e tij, më pas nëse më kërkon unë jam në dispozicion”, shtoi traineri.

Po ashtu Panuçi foli edhe për marrëdhnien e tij me Samantën.

“Samantën e kam njohur 6 vite më parë kur isha pjesë e kërcimit dhe e kam ritakuar një vit më parë kur trainoja Ternanën dhe që aty nisi historia jonë. Një histori shumë e thjeshtë, dy njërëz që kanë nga një fëmijë, nga një profesion të vetin dhe janë mirë bashkë. Ajo ka jetën e saj dhe unë kam timen dhe ka shumë respekt për një marrëdhënie të tillë.

Ne jetojmë me shumë liri, jam shumë i rezervuar për jetën time private, nuk i vë asnjë titull sepse është normale. Ajo është mama dhe unë jam baba, fëmijët tanë shkojnë mirë kur janë bashkë, sepse edhe Samanta ka një djalë 16 vjeç, në këtë këndvështrim nuk kemi asnjë lloj problem. Kur je gati 45 vjeç kërkon histori të qeta dhe hapsirë vetjake sepse nëse nuk është kështu ke nevojë të rrish vetëm. Shihemi dy ditë apo shtatë dhe nuk ndryshon asgjë”, tha Panucci.

Ndërkohë lidhur me Kombëtaren trajner tha se po bëhet një punë mrekullueshme teksa shtoi se ish-traineri Ganni De Biasi i ka dhënë këshilla të vlefshme.

“Ftesën për të qenë pjesë e kombëtares e pranova menjëherë. Shqipëria ka Federatë prestigjoze dhe jam i lumtur për zgjedhjen që kam bërë dhe jam i bindur se mund të bëhet një punë e mrekullueshme.

Shpresoj t’jua shpërblej duke iu dhuruar europianin. De Biasi foli pozitivisht për mua dhe për këtë duhet ta falenderoj, i kërkova këshilla sepse e njihte Shqipërinë prej 6 vitesh. Ai ka qenë i rëndësishëm. Më ka dhënë shumë këshilla, por mbëten shumë private. Më ka thënë se do të jetoj një eksperiencë shumë të bukur.

Shpresoj që skuadra ime të dalë dhe të luajë në liri të plotë. E vetmja gjë që s’më pëlqen është trafiku pasi rrezikoj të humb avionë. Unë nuk kam bërë kurrë jetë nate, kam bërë jetë të rregullt. Dal për darkë, kam pasion të luaj golf. Për jetë nate kam dalë kur isha në Miami ka qenë në korrik para se të firmosja me Shqipërinë.

Unë kur vi këtu punoj gjithë ditën, por do të shkoj në jug të Shqipërisë, më kanë thënë se është bukur. Unë kam përgjegjësi të madhe dhe do të jap maksimumin për skuadrën”, përfundoi Panuçi intervistën për “Jo vetëm modë”. /tvklan.al



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
LISTA E PLOTE/ Droga dhe zgjedhjet, ndryshohen 30 drejtues policie

Xhafa vizitë blic në komisariatin e Lushnjës: Luftoni bandat. Kapni autorët e masakrës

Foto/ A e dinit se Bes Kallaku ka një motër, prezantuese të famshme në Shqipëri?

Bes Kallaku tregon raportet me Altin Bashën dhe largimin nga Portokallia 

Rrëfimi special i Thomas Strakoshës: Kisha shumë stres para ndeshjes së parë me Kombëtaren

Video/ Media italiane: Strakosha, Zot që ka zbritur në tokë
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}