Vetëm pak para se të deklaronte se administrata e tij do të tërhiqej nga traktati i Kombeve të Bashkuara për armët, dikush nga plateja është përpjekur të gjuante Presidentin Trump me një telefon.
Në kamera është fokusuar momenti kur telefoni ka fluturuar pranë Trump në kohën që do të mbante fjalën e tij dhe po i afrohej podiumit./Opinion.al/