Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë

2025/09/28 at 2:40 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi la reaguar për raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri.


Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se ky raport provoi denoncimet me fakte të opozitës për kriminalizimin e ekonomisë gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

“Raporti i vitit 2025 mbi klimën e investimeve në Shqipëri publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit është një aktakuzë realiste mbi gjendjen ku ndodhet sot ekonomia shqiptare. Ky raport provoi edhe njëherë denoncimet me fakte të opozitës shqiptare për kriminalizimin e ekonomisë gjatë qeverisjes së Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

Sipas tij, “Departamenti Amerikan i Shtetit konstaton se prania e madhe e të ardhurave të paligjshme nga trafikimi i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembërojnë konkurrencën në treg. Raportimi i investitorëve se mund të jenë objekt shantazhesh nga administrata publike, media dhe grupe kriminale, është faktori kyç që mban larg investimet e huaja nga Shqipëria”.

Bardhi vijon më tej duke shtuar se ligji për Investimet Strategjike, i miratuar në vitin 2015 me qëllim nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja në sektorët strategjikë, nuk ka tërhequr shumë investime të huaja, pavarësisht zgjatjeve të shumta përtej afatit fillestar, dhe se shumica e mbi 60 projekteve të miratuara fokusohen në sektorin e turizmit dhe dominohen nga investitorë vendas.

“Gjendja e trishtë e përshkruar në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit nuk ka ardhur nga hiçi. Ajo është krijuar nga Edi Rama, që investimet, lejet e licencat për biznes, në shkelje të konkurrencës, i ndanë në takime private nëpër hotelet e botës apo nëpër takime sekrete me krimin e organizuar si ai në Aruba. Për të ndryshuar gjendjen, për të çliruar ekonominë nga korrupsioni e krimi i organizuar, duhet të largohet përgjegjësi i kësaj situate që është Edi Rama”, përfundon Bardhi.



Ju sugjerojmë

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër
Kryesore

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër

27 Qershor, 2026 2:10 pm
Policia procedon penalisht 15 protestues
Kronikë

Policia procedon penalisht 15 protestues

27 Qershor, 2026 1:45 pm
Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike
Kryesore

Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike

27 Qershor, 2026 12:55 pm
“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…
Kryesore

“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…

27 Qershor, 2026 12:50 pm
Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës
Sport

Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës

27 Qershor, 2026 12:21 pm
Evakuohen 2,500 marinarë nga Ngushtica e Hormuzit
Bota

Evakuohen 2,500 marinarë nga Ngushtica e Hormuzit

27 Qershor, 2026 12:17 pm
BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%
Bota

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%

27 Qershor, 2026 11:17 am
Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900
Bota

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900

27 Qershor, 2026 10:57 am
Para
Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare

Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t'i nxjerrë Kosova
















TE FUNDIT

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
27 Qershor, 2026

Autoritetet e instaluara nga Moska në Krime kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme rajonale, ndërsa gadishulli po përballet me pasojat e...

Lexo më shumë

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
27 Qershor, 2026

Një skenë kaosi u regjistrua në Parlamentin e Gjeorgjisë më 26 qershor, ku deputetë të mazhorancës dhe opozitës u përfshinë...

Lexo më shumë

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër
27 Qershor, 2026

Në komunikimin me qytetarët në rrjetet sociale, Sali Berisha rikonfirmoi mbështetjen e tij për protestën qytetare, si dhe sulmoi kryeministrin...

Lexo më shumë

Policia procedon penalisht 15 protestues

Policia procedon penalisht 15 protestues
27 Qershor, 2026

Policia ka proceduar penalisht 15 protestues për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}