Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën

2025/09/28 at 9:33 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën

Të paktën një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur, pasi një person i armatosur kreu një sulm mbi një kishë në qytetin Grand Blanc, të Michigan, të dielën në mëngjes.


Sipas autoriteteve amerikane, agresori, një burrë 40-vjeçar nga qyteti fqinj Burton përplasi makinën e tij në hyrjen e kishës, hapi zjarr me një pushkë automatike ndaj qindra besimtarëve të pranishëm në shërbesë dhe më pas i vuri zjarr ndërtesës, duke shkaktuar një tragjedi.

Shefi i Policisë së Grand Blanc Township, William Renye, tha se incidenti ndodhi gjatë një shërbese fetare ku ndodheshin më shumë se 100 persona, përfshirë fëmijë. “Dhjetë persona janë qëlluar, një prej tyre ka ndërruar jetë. Të tjerët janë dërguar në spital me plagë të rënda”, u shpreh Renye në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se ka mundësi që numri i viktimave të rritet, pasi disa persona mund të kenë mbetur brenda ndërtesës së përfshirë nga flakët.

Sulmuesi u qëllua për vdekje në vendngjarje gjatë një përplasjeje me armë me dy oficerë  një nga Departamenti i Burimeve Natyrore dhe tjetri nga Policia e Grand Blanc Township.

Policia sakaq po kryen hetime në banesën e të dyshuarit dhe do të analizojë telefonin e tij celular për të kuptuar nëse sulmi kishte një motiv të caktuar. Deri më tani, identiteti i autorit nuk është bërë publik.

Sipas burimeve nga FBI dhe policia, flakët që shkrumbuan kishën janë shkaktuar qëllimisht nga autori. Një njësi antieksploziv po heton gjithashtu një objekt të dyshimtë në vendngjarje, i cili mund të jetë një pajisje shpërthyese e improvizuar.

Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka shkatërruar të gjithë strukturën e kishës. Pamjet nga vendngjarja tregojnë një kamionetë argjendi me dy flamuj amerikanë, e përplasur në hyrje të ndërtesës, ndërsa tymi i dendur mbulonte zonën përreth.

Një dëshmitar shkroi në rrjete sociale se “kisha është shkatërruar plotësisht”. “E pashë makinën e sulmuesit para derës kryesore. Ishte tmerr”, shton ai.

Presidenti Donald Trump reagoi në Truth Social, duke dënuar “epideminë e dhunës” në SHBA.

“Jam informuar për të shtënat e tmerrshme që ndodhën në Kishën e Jezus Krishtit në Grand Blanc, Michigan. FBI ishte menjëherë në vendin e ngjarjes dhe do të udhëheqë hetimin federal, duke ofruar mbështetje të plotë për autoritetet shtetërore dhe lokale“, shkroi Trump.

“I dyshuari është i vdekur, por ka ende shumë për të mësuar. Ky duket se është një tjetër sulm i qëllimshëm ndaj të krishterëve në SHBA. Administrata Trump do ta mbajë publikun të informuar, si gjithmonë. Në ndërkohë, lutuni për viktimat dhe familjet e tyre. Kjo epidemi e dhunës në vendin tonë duhet të përfundojë, menjëherë!“, nënvizoi Trump.

Edhe Guvernatorja e Michiganit, Gretchen Whitmer reagoi duke dënuar këtë akt të tmerrshëm përmes një postimi në platformën ‘X’. “Zemra ime është e thyer për komunitetin e Grand Blanc. Dhuna kudo, veçanërisht në një vend adhurimi, është e papranueshme. Jam mirënjohëse për shërbimet e emergjencës që ndërhynë shpejt. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë këtë situatë dhe do të qëndrojmë pranë Kishës së Jezus Krishtit në Grand Blanc“, shkroi Whitmer.



Ju sugjerojmë

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër
Kryesore

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër

27 Qershor, 2026 2:10 pm
Policia procedon penalisht 15 protestues
Kronikë

Policia procedon penalisht 15 protestues

27 Qershor, 2026 1:45 pm
Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike
Kryesore

Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike

27 Qershor, 2026 12:55 pm
“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…
Kryesore

“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…

27 Qershor, 2026 12:50 pm
Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës
Sport

Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës

27 Qershor, 2026 12:21 pm
Para
Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve

Horoskopi, 22 nëntor 2023

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
















TE FUNDIT

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
27 Qershor, 2026

Qyteti Bolzano në veri të Italisë ka regjistruar natën më të nxehtë të qershorit që nga fillimi i matjeve meteorologjike...

Lexo më shumë

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
27 Qershor, 2026

Temperaturat rekord po godasin Evropën Qendrore, me Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën që po përballen me një valë të fortë të...

Lexo më shumë

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
27 Qershor, 2026

Përjashtohet nga Policia e Shtetit, Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës. Vendimi ka ardhur pasi Berberi dy ditë më...

Lexo më shumë

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
27 Qershor, 2026

Autoritetet e instaluara nga Moska në Krime kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme rajonale, ndërsa gadishulli po përballet me pasojat e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}