Bota

VIDEO/I vdekuri s’pranohet në kishë, e sollën me karrige dhe jo me arkivol


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:30 - 04/12/20 |
Opi Nion

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Diego Martint në Trinidad Tabago.

Trup i pajetë i një personi nuk u lejua në kishë për të zhvilluar ceremoninë mortore, pasi të afërmit nuk e sollën me arkivol, por të ulur në një karrige.

Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Che Lewis, i cili mbeti i vrarë gjatë një sulmi me armë së bashku me babain e tij 54-vjeçar, transmeton Daily Mail. Trupi i Che u filmua ndërsa po çohej në kishë me një makinë kabriole, i ulur në karrige që ta shihnin qytetarët e tjerë.

Shumë nga pjesëmarrësit e kritikuan 29-vjeçarin e vrarë për mosmbajtjen e maskës, duke menduar se ishte i gjallë. Kortezhi mortor kaloi në fillim në kryeqytetin Port of Spain për të vijuar në qytetin e Diego Martin./ Opinion.al

Pas