Bota

Video/ I riu vdiq pak orë pas arrestimit, protestuesit djegin policin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:51 - 06/06/20 |
Opi Nion

Meksika është përfshirë në një valë protestash të dhunshme që pas vdekjes së 30-vjeçarit Giovanni Lopez. I riu ndërroi jetë pak orë pas arrestimit dhe dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë dhuna e ushtruar.

Vëllai i tij kishte publikuar një video ku tregohej dhuna e ushtruar nga policia gjatë arrestimit të Lopez. Pamje tronditëse vijnë nga Meksika. Një oficeri policie i është vënë zjarri pas një konfrontimi me disa demonstrues. Ngjarja e rëndë  ka ndodhur në qytetin e dytë më të madh në vend, Guadalajara.

Video që po qarkullon në mediat sociale, tregon një grup oficerësh policie në motoçikleta që konfrontohen me protestuesit. Ndërsa në një moment një i ri i maskuar e me syze dielli lëshon lëng të djegshëm në kurrizin e policit dhe i vë zjarrin.

Sipas raportimeve Lopez ishte ndaluar vetëm sepse nuk po mbante maskë në publik, por autoritetet e kanë mohuar. Rrethanat janë ende nën hetim.

Zhvillimi vjen në një kohë kur protestat kundër brutalitetit të policisë po zhvillohen në shumë vende të botës, që kanë përmendur secila viktimat e tyre. Në dhjetra qytete amerikane ato po zhvillohen në emër të George Floyd./ Opinion.al

Pas