Aktualitet

Video/I mbaroi minutazhi, Rama: Mos vendosni limite kohe kur flisni me burra nga Ballkani



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:53 - 15/10/22 |
Opi Nion

Nuk kanë munguar batutat në fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Kongresin e Partive Socialiste Europiane.

Teksa foli për disa çështje si energjia, sulmet kibernetike, largimi i të rinjve shqiptarë në mënyrë ilegale përmes kanalit angleaz kreut të qevrisë i mbaroi minutazhi i përcaktuar.

Rama i tha moderatores që u detyrua ta ndërpriste se nuk duhet të kërkojë asnjëherë kufij kohe kur do të flasë me burra nga Ballkani.

Biseda në Kongresin e Partive Socialiste Europiane

Zoti kryeministër, ja ketë e urrej kur moderoj sepse ka vetëm dy minuta.

Kryeministri Edi Rama: Nuk duhet të kërkosh asnjëherë kufij kohe kur do të flasësh me burra nga Ballkani. Kurrë!

-Kam shumë për të mësuar nga ju.

Kryeministri Edi Rama: Ne vijmë nga një traditë ku flasim shumë dhe kam përshtypjen që Margaret Thatcher e kishte me ne kur thoshte që “Nëse doni të flisni, gjeni burra, në qoftë se doni të ndreqni gjërat, bëjeni me gratë”.

Në fjalimin e tij në kongresin e Partive Socialiste Europiane, kryeministri Edi Rama ka kërkuar mbështetje nga BE për të përballuar krizën energjitike.

Pas