Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ I marrin vajzën peng, shefi i Policisë do 1500 euro për ta liruar

2017/02/21 at 9:19 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Video/ I marrin vajzën peng, shefi i Policisë do 1500 euro për ta liruar

Një grua denoncon në emisionin “STOP” këtë të martë, historinë e saj të mitmarrjes me zyrtarë të Policisë së Shtetit.


Pas problemeve me dadon e vajzës dhe për shkak të konfliktit me të, u desh ndërhyrja e forcave policore të komisariatit nr.4. Por nga ky moment fillon për zonjën një kalvar pazaresh në mënyrë, që problemi i saj, të mbyllej njëherë e përgjithmonë.

Specialisti i Krimeve i kërkon 1000 euro, por pas gatishmërisë për t’ia dhënë këtë shumë, nis pazari për 500 euro të tjera nga ana e punonjësve të “Policisë që duam”.

“Emisionit “STOP” i jam drejtuar për të zbardhur një të vërtetë, e cila më është shkaktuar nga Policia e Rajonit numër 4. Para disa kohësh për shkak të impenjimeve të mia, marr një dado për vajzën e vogël dhe pas disa kohësh vendosa të mos e marr pasi konstatova, që nuk ishte e përshtatshme për fëmijën tim.

Kur shkova ta marr, dado nuk pranonte të më jepte fëmijën tim, arriti puna në debate, u njoftua edhe policia. Ai oficeri që e mori çështjen në dorë më thotë që s’ka problem dhe më shkruan një shumë prej 1 000 eurosh, që ta mbyllim shpejt e shpejt pa probleme këtë punë, pa bërë ato denoncim.

Unë thashë për çfarë arsye do të bëjnë ato denoncim?! Sepse jam unë për të bërë denoncim… Për ta mbyllur këtë gjë, që të shkoja sa më shpejt tek fëmija i thashë në rregull, do t’i jap ato 1 000 euro. Ai duke parë gatishmërinë time më thotë jo 1 000 euro, por 1 500 euro. Shko gjej me sekonda 1 000 euroshin dhe pjesën tjetër më mbrapa, më tha dhe ndërkohë vajzën po e mbaj peng.

Me zor i bëmë 1 000 euro, i mori ato dhe djalit që i dha paratë, i thoshte të mos harroja 500 euroshin. Menjëherë pas kësaj iu drejtova emisionit “STOP”, për t’i marrë sërish ato para, pasi nuk janë pak.”

Nëpërmjet kamerës së fshehtë dalin në pah pazaret, që bën Ramazan Hoxha, Specialist Krimi në Komisariatin numër 4 në kryeqytet me qytetaren që iu drejtua emisionit “STOP”.

Shefi – Ç’kemi?

Qytetari – Mirë!

Shefi – Si jeni? Si ia çon?

Qytetarja – ……. të kam kërku. Ti a ke qënë aty, se më kanë thënë, që s’është.

Shefi – Mund të mos kem qënë, se s’kanë shans të thonë ata, që s’është.

Një ditë kam qënë në analizë unë në…te 15-katëshi. Në mbledhje. Kështu që…

Qytetarja – Tashi, erdha me të kërkuar një nder.

Shefi – Hë?

Qytetarja – Unë fola me burrin. Burri… Ish-burri, se më ka ngel burri. Tashi, ai do t’i çojë në emrin tënd. Po vetëm tha, aman, na i ul tha. Edhe vrasje të kishte qenë tha, nuk do ishte bërë aq e madhe. Se folëm kështu në viber. Nuk flasim, pa merak. Ndonjë ulje të vogël?

Shefi –  Unë s’të kam vënë kusht.

Qytetarja – Ë?

Shefi – Nuk të kam vënë kusht. As të thashë, jo në këtë formë, as në atë formë.

Qyetarja – Jo, prandaj.

Shefi – Kështu që…

Qytetarja – Se me ato… Se më kanë ardhur, ma kanë kërkuar prapë gocën.

Shefi – Thuamë pra, ti pse s’thua?

Qytetarja – Edhe më thanë: denoncim s’të kemi bërë.

Shefi – A të thashë, që e mbylla unë? A të thashë unë ty, që s’ka për të fol njeri me gojë?

Qytetari – Po!

Shefi – Po, pra! Po pra! Përveç teje… Si e mbylla unë…

Qytetarja – E prandaj, tha ajo…

Shefi – A të thashë unë, ty nëqoftëse do të të thonë një fjalë, hajde këtu. Nëqoftëse s’do të bësh më llafe?

Qytetari – Po, do më marrësh mua direkt.

Qytetarja – Tashi 1000 euro i dhamë. Tashi dhe sa do na e ulësh?

Shefi – Po ç’muhabete bën?

Qytetarja – Që të jemi…mos të jem…

Shefi – Jo, se dua unë.

Qytetarja – E di…Sa do na i ulësh? Që të jem…

Shefi – Sa të duash ti. Sa do?

Qytetarja – Ë?

Shefi – Sa do?

Qytetarja – Po të ngelemi të dy të kënaqur domethënë.  Se rrethi është i ngushtë. Ato 1000 euro ne i gjetëm borxh, i gjetëm andej. Tashi, ato të tjerët, me zor po i gjejnë andej. Nuk e di nga do i gjejnë. Si thua ti? 300? 250? 330 ë?

Shefi – …

Qytetarja – 300? Ok! Po kur do ta lemë të takohemi? Nesër. Unë po i them, t’i dërgojë nesër. Në rregull. Edhe takohemi. Unë të mos vij te komisariati, se atje s’dua.

Shefi – Pse nuk i re telefonit?

Qytetarja – I rashë, më doli i zënë. Më dilte i zënë… Ja, ta tregoj dhe telefonin. Hera e parë, që t’i kam rënë. Ja…kupton? 2 herë. Mirë! Takohemi nesër?

Shefi – Në telefon edhe…kur ë nesër?

Qytetarja – Sa të m’i sjelli ai e…

Shefi – Telefon.

Qytetarja – Ë.

Shefi – Pimë kafe.

Qyetarja – Mos kem nevojë, për me pas siklete nga të tjerët.

Shefi – ……….

Telefonata me Ramazan Hoxhën

Qytetarja – Jam te komisariati, po më tha ky, që s’je ti. Ku të vij unë? Po, unë mora pak gocën, 2 minuta e të ashtu. Sa mora dhe ilaçet… Ë pra… ok! Ku të takoj? Ë, mirë. Ta takoj këtu? Tani? Në rregull, në rregull, në rregull!

Qytetari – Çfarë të tha?

Qytetarja – Do të çoj numrin e një inspektori tha, ta takosh aty. E do vijë, t’i marri në emrin tim.

Telefonata me Inspektorin

“Qytetarja – Alo! Më fal! Më dha numrin shef Ramazani. Ti, në komisariat je? Se unë këtu te komisariati jam. Je afër? Shumë mirë. Të të pres këtu, pra. Në rregull, në rregull! Se jam dhe me fëmijë të vogël, prandaj.

Fëmija – Mami!

Qytetarja – Jo nuk ik.

Qytetari – Nuk ikën mami!

Qytetarja –O, ti qenke!

Inspektori – Jemi parë.

Qytetarja – Po pra, jemi pa atë ditë. Si kalove?

Inspektori – Si kaloni, mirë?

Qytetarja –Mirë!

Inspektori- Ça do? Ça donte Ramzani?

Qytetarja – Ja, do i japësh një porosi. 300 -shen e eurove.

Inspektori – Për Ramazanin?

Qytetarja – Po.

Inspektori – A fole me të?

Qyetarja – Po, po, kam fol. Pa merak, thuaji mbarova punë me….. Edhe 300-shen.

Inspektori – Dakord!

Qytetarja – Në rregull?

Inspektori – Hajde, mirupafshim!

Qytetarja – Po vetëm amanet, pash Zotin, se…

Inspektori – Po s’bëhet fjalë, se mori në telefon vetë 10 herë.

Qytetarja – A, të mori dhe vetë në telefon?

Inspektori – 10 herë, jo 1 herë!

Qytetarja –Bëji të fala shefit!

Inspektori – Të fala paç!

Qytetarja – Thuaji Ramazanit, aman mos kem probleme më, me ato.

Inspektori – Nuk e di tani unë, s’jam në dijeni fare. Po nuk bë het fjalë me pas ma!

Qytetarja – Mirë. Ok, në rregull! Faleminderit!”

Menjëherë pas transmetimit të materialeve filmike në “STOP” Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dërguar një mesazh në telefonin e moderatorit Saimir Kodra ku shkruan:

“Ju falenderoj shumë për materialin që transmetuat. Është ndihmë e vyer për Policinë, më të pastër, të pakorruptuar dhe pa korrupsion. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm po vepron menjëherë me arrestimin e policëve përgjegjës.”/ tvklan.al

 

Etiketa: pengshefi i policisevajza


Ju sugjerojmë

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
Kronikë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

15 Korrik, 2026 10:55 am
Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje
Bota

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

15 Korrik, 2026 10:52 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Para
Ortaku i Olsi Ramës qëndron pas kërkesës së koncesionit të TVSH-së

Berisha: Olsi Rama rrahu zëdhënësen e FSHF te Liqeni, i mori edhe telefonin

Kurt Cobain dhe “Klubi 27”. 50 vitet e yllit të “Nirvana”

Kurt Cobain dhe “Klubi 27”. 50 vitet e yllit të “Nirvana”

Shoqja xheloze, i hedh acid në fytyrë

Shoqja xheloze, i hedh acid në fytyrë
















TE FUNDIT

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
15 Korrik, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në...

Lexo më shumë

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
15 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një tjetër seri sulmesh ajrore ndaj Iranit, njoftoi Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM). Në...

Lexo më shumë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
15 Korrik, 2026

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore...

Lexo më shumë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
15 Korrik, 2026

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për të miturin M.P., i akuzuar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}