Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ I ka “ikur shikimi”, por punon mbi zetor, rastet e zhvatjes së fondeve të Kempit

2023/10/02 at 9:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
VIDEO/ I ka “ikur shikimi”, por punon mbi zetor,  rastet e zhvatjes së fondeve të Kempit

Në 22 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një rast në fshatin Shirgjan të Elbasanit për një denoncim që lidhet me shtetasin Jorgo (Zani) Shehu (Çehu). Ai prej prej vitesh merr kemp për verbërinë e po kështu bashkëshortja merr kujdestarinë për të. Fotot dhe videot që emisioni “Stop” transmetoi tregojnë se Jorgo, apo Zani i kryen lëvizjet e punët pa asnjë vështirësi.


“Stop” mori takim me mjeken e familjes së Jorgos. Kjo e fundit tha se pacienti në fjalë është plotësisht i verbër dhe po të mos e mbajë e shoqja, mund të bjerë në kanal.

22 Shtator 2023:

Gazetarja: Është i verbër?

Mjekja: Është i verbër zemër! Janë genetike.

Gazetarja: Nuk shohin fare doktoresha?

Mjekja: Nuk shohin, e merr e shoqja përdore.

Gazetarja: Ju po më thoni, që ai nuk ka mundësi, të bëjë asnjëlloj pune?

Mjekja: Ua… ai nuk sheh fare, moj zemër. Ai desh u përplas te hekurat, po mos ta kishte mbajt e shoqja. Ky ka vite, që është i verbër.

“Stop” shkoi në shtëpinë e pacientit dhe e gjeti duke larë oborrin.

Gazetarja: Bashkë me bashkëshorten, bashkëshortja merr kujdestari, ju keni verbëri të plotë dhe i bëni të gjitha punët vetë.

Jorgo Çehu: Çfarë punësh kam bërë unë moj motra ime? Ku kam bërë unë punë? Unë nuk kam bërë asnjë lloj pune vetë. Asnjëlloj pune. Unë me shoqërues nuk dal deri aty.

Gazetarja: Ti qenke duke larë oborrin?

Jorgo Çehu: Çfarë oborri? Oborri është këtu… Jam unë që rri këtu.

Gazetarja: Si e shpjegoni që vini vetëm për të bërë rinovimin e Kempit nga Greqia?

Jorgo Çehu: Jo moj motër ça…

Gazetarja: Nuk sheh fare?

Jorgo Çehu: Ça të shoh? As 1% ça do shoh? Unë dal me shoqërues kudo ku vete.

Gazetarja: Kur ju kemi parë nëpër video, nëpër foto që na kanë dalë. Ne na kanë ardhur foto dhe video duke vjelë rrush në Greqi?

Jorgo Çehu: Rrush unë? Ça thua moj motër.

Gazetarja: Duke bërë pazarin i vetëm në rrugët e Greqisë.

Jorgo Çehu: Po ça thua moj motër ça thua.

Gazetarja: Edhe këtu besoj se po ju tregonte gruaja se ku ta lanit oborrin?

Jorgo Çehu: Jo moj motër, këtu markushi.

Duke i hyrë më thellë kësaj problemtike, Shërbimi Social Shtetëror ka një fond prej 18 miliardë Lekësh për 17 537 persona me aftësi të kufizuar, ku hyjnë ata me aftësi të kufizuar mendore dhe fizike. Ndërsa invalidë pune, pagesa e të cilëve mbulohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore janë në rang vendi 66 920 persona dhe fondi i akorduar është 6.3 miliardë Lekë për vitin 2023. Janë pothuajse 100 mijë personat që përfitojnë pagesa invaliditeti.

Në këtë material, “Stop” sjell persona në nevojë që nuk përfitojnë asgjë dhe të tjerë që marrin pagesë invaliditeti e punojnë si muratorë, apo në majë të zetorit.

Qytetari: Mua më thanë, që është usta i mirë. Tani…

Refik Rondo: Po të tregoj punëra unë, të shpie edhe nëpër punëra.

Qytetari: Ti bën vetëm suvatime, apo bën… ? Ça bën tjetër?

Refik Rondo: Jo, unë mure, suvatime bëj.

“Stop” udhëtoi në fshatin Gurishtë të qytetit të Elbasanit për bashkëshortët Coha. Ata trajtohen me ndihmë ekonomike dhe Zonja Coha merr Kemp nga Shërbimi Social për 3 diagnoza, por nga ana tjetër aktiviteti i tyre familjar është kultivimi i duhanit.

Banori: Ky është Xhevahiri!

Qytetari: Si je zotëri? Si kalove?

Xhevahir Coha: Si je?

Qytetari: Si të kam? Me këtë zetorin i punon, o?

Banori: Ky hë, ky ka makinë mbledhëse, ka zetor, ka makinë, ka rimorqo, plug.

Xhevahir Coha: Vitin, që vjen, shpresoj dhe mendoj, të zbres poshtë në fushë. I kam gjetur tokat dhe nuk do vë 10-15-të do vë 20-të, 30-të, 40-të domethënë nën ujë.

Qytetari: Punon me çunin?

Xhevahir Coha: Familjarisht, familjarisht!

Qytetari: Sa veta jeni?

Xhevahir Coha: Vetë i tretë.

Qytetari: Po mirë! Asnjë ndihmë nga shteti nuk merr, se më bën çudi kjo?

Xhevahir Coha: Zero, zero!

Denoncimi i radhës e çoi “Stop” në fshatin Zeshtikë të Kryevidhit në qytetin e Rrogozhinës.

Qytetari: Idrizi këtu e ka shtëpinë?

Bashkëshortja: Po!

Qytetari: Është aty?

Bashkëshortja: Jo!

Bashkëshortja: Këtë e ka e punon vetë. Ene atë po e punon vetë, po asaj i mungon një vegël.

Qytetari: Si e shtyni këtej në fshat, apo?

Bashkëshortja: Shpi, me tokat me bagëtitë. Ça të bëjmë?! Avash-avash më i kemi mbjellë jonxhë e grurë.

Qytetari: Po shteti ju ndihmon ndonjë çikë?

Bashkëshortja: Kush?

Qytetari: Shteti!

Bashkëshortja: Ça të na ndihmojë shteti me pension 140 mijë?

Qytetari: Asnjë gjë, hë?

Bashkëshortja: Jo! Asnjë ndihmë, asnjë gjë.

Në Lalar të Fierit, “Stop” ka udhëtuar për rastin e Arben Fejzos, i cili prej më shumë se 20 vitesh është deklaruar si i verbër.

Qytetari: Po e doja për tokën, për të pluguar.

Arben Fejzo: Alo!

Qytetari: Si kalove?

Arben Fejzo: Mirë! Si dukesh?

Qytetari: Me Arbenin flas?

Arben Fejzo: Po! Arbeni jam!

Qytetari: Fejzo?

Bashkëshortja: Fejzo!

Qytetari: Dua të plugoj për grurë, qilizmat në fund të tetorit!

Bashkëshortja: Rrinë të dy si shefat, punon rri bashkë me çunin në zetor, ore. Ashtu, mo ki merak fare!

Qytetari: Po ça ka nga syri ai?

Bashkëshortja: Po i ka ikur pak shikimi edhe shikon shumë pak.

Qytetari: Po a e nget atë zetorin ai?

Bashkëshortja: Ashtu e nget ai vjen vërdallë këtu, po…

Qytetari: Ore hajde me çunin ti atje, po do ta punosh ti hë!

Arben Fejzo: Ore, unë do ta punoj, mos ki merak!

Refik Rondo në Gjirokastër, për shkak të një diagnoze “sëmundje gjaku” trajtohet me Kemp me afat deri në 2026-ën dhe në të zezë punon murator.

Qytetari: Mua më thanë, që është usta i mirë. Tani…

Refik Rondo: Po të tregoj punëra unë të shpie edhe nëpër punëra.

Qytetari: Ti bën vetëm suvatime, apo bën … Ça bën tjetër?

Refik Rondo: Jo, unë mure suvatime bëj.

Informacionet e mbërritur në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan, kanë bërë që stafi të shkojë në fshatin Bathës të Elbasanit. Aty u konstatua se 2 familje përfitojnë asistencë në mënyrë të padrejtë.

Qytetari: Ka Muça këtu?

Banori: Ka, po s’janë këtu ata.

Qytetari: Kam për një Ilir Muça, se si e kishte ai…

Banori: Ah, ata janë nga lagja matanë.

Qytetari: Po më thanë, që s’e gjen këtu, se, se ku është…

Banori: Po në Greqi, rri në Greqi.

Qytetari: Hë, rri në Greqi ai.

Qytetari: Po ky Fred Yzeiri ka? Fred Yzeiri ka?

Banori:  Them, që ka.

Qytetari: Me se merret ai? I shërben vetë tokave ai?

Banori: Është punëtor i shkathët, se është çun i ri. Është punëtor i madh. Është i fuqishëm për punë.

Qytetari: Ai s’i jep domethënë.

Banori: Ka dhe gruan të fuqishme. Punojnë të dy.

Banori 1: Ka rrush.

Banori: Ka rrush, qershi. Ai del i pari me prodhime.

“Stop” u ndalua në Njësinë Administrative të Shirgjanit, ku u konfimua nga kjo njësi se Ilir Muça dhe Fred Yzeiri trajtohen me ndihmë ekonomike. Ilir Muça vjen çdo 3 muaj për të ju përgjigjur detyrimit për t’u paraqitur pranë zyrës së ndihmës ekonomike dhe për të bërë deklarimet, megjithëse pjesën më të madhe të kohës ai është jashtë kufijve të vendit tonë. Gjithashtu, Fred Yzeiri ka deklaruar që ka tokë bujqësore, por nga ana tjetër nuk ka deklaruar se ka të ardhura nga kjo tokë bujqësore dhe automatikisht ka qenë përfitues i ndihmës ekonomike.

Biznesmeni Gjergj Luca shprehet i revoltuar me mënyrën e shpërndarjes së asistencës sociale nga ana e bashkive.

Gjergj Luca: Skema e asistencës sociale është kriminale për bashkitë. 120 mijë familje me asistencë sociale kur të gjitha bizneset nuk kërkojnë punëtorë. Po kjo është skandaloze dhe për mua, kryetarët e bashkive që kanë të afishuara nëpër zyrat e punës letrat që biznesi kërkon njerëz, duhet të merren nën hetim për krim dhe për abuzim me pushtetin. Ky është qëndrimi im. Kam shkuar në një rreth të varfër dhe të shkatërruar. Kam investuar 3.2 milionë Euro për të hapur një fabrikë sepse më kanë thënë që “ke 1 mijë vetë”. Kam qeshur dhe kam thënë “më sill 300 vetë” dhe më tha “nuk ka problem, kam 3 mijë njerëz me asistencë sociale” dhe unë mbylla investimin tim pas 3-5 mujve pasi më kanë ardhur në punë 55 vetë dhe ai rreth ka 3 mijë vetë me asistencë sociale që është një katund, nuk është rreth./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
-U tha në Opinion

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

21 Tetor, 2025 10:44 pm
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
-U tha në Opinion

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

21 Tetor, 2025 10:22 pm
SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
Bota

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

21 Tetor, 2025 10:06 pm
Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
Rajoni

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

21 Tetor, 2025 9:48 pm
“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian
Bota

“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian

21 Tetor, 2025 8:54 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

“Do e arrestojmë Netanyahun”, Izraeli kritikon kryeministrin e Kanadasë

21 Tetor, 2025 7:56 pm
“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin
Politikë

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin

21 Tetor, 2025 7:21 pm
Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme
Aktualitet

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme

21 Tetor, 2025 6:53 pm
Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet
Rajoni

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

21 Tetor, 2025 5:34 pm
Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?
Bota

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

21 Tetor, 2025 5:11 pm
Para
“Varem, po mori Lekët ai”, ish-drejtorit i kalojnë 12 pagat sipas gjykatës

“Varem, po mori Lekët ai”, ish-drejtorit i kalojnë 12 pagat sipas gjykatës

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës

Policia aksion në Vlorë, shoqërohen disa persona

Policia aksion në Vlorë, shoqërohen disa persona
















TE FUNDIT

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
21 Tetor, 2025

Deputeti i PDK, Artan Berhami thotë se dokumentet kundër ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë janë marrë nga...

Lexo më shumë

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
21 Tetor, 2025

Të premten shqiptarët nga të gjitha trevat u mblodhën në Tiranë dhe protestuan kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK në...

Lexo më shumë

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
21 Tetor, 2025

Nuk ka plane për një takim “në të ardhmen e afërt” midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe...

Lexo më shumë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
21 Tetor, 2025

Serbia ka njoftuar se do të jetë vendi i parë në botë që do të testojë një vaksinë të re eksperimentale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com